Romë, 26 maj – Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë të jemi viktimë e çështjeve të identitetit ose bilateralizimit të tyre të lidhur për çështjet e identitetit, ka theksuar presidenti i Italisë Serxho Matarela në takimin e sotëm në Romë me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, lajmëroi raportuesja e MIA-s.
Në një deklaratë për mediat pas takimit me Matarelën, presidentja tha se shefi i Republikës Italiane është miku ynë më i madh dhe se në biseda riafirmoi përpjekjet për riintegrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Ai tashmë ka biseduar me kryetarin e Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe me kryetaren e KE-së Ursula fon der Lajen për atë që po na ndodh ne. Dhe jo vetëm si miku ynë, por edhe si mik i madh i Ballkanit Perëndimor, ai tha se BE-ja nuk duhet të lejojë që ne të jemi viktimë e çështjeve të identitetit apo e bilateralizimit lidhur me çështjet e identitetit. Ai pret dhe unë pres që do të ketë bisedime me fqinjët tanë për të parë se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë”, tha Siljanovska-Davkova.
Ajo në takim me Matarelën sërish riafirmoi përpjekjet tona për garancionet sepse siç citoi, “nëse është edhe një tjetër nga ndryshimet që tregon BE-ja, atëherë jo vetëm që nuk do të fitojmë asgjë, por asgjë nuk do të fitojë as Ballkani, sepse tregimi për veton dhe bilateralizimin e eurointegrimit do të përsëritet”.
“Edhe papa edhe presidenti i Italisë thonë se ishin dhe do të mbesin miqtë tanë dhe se në atë rrugë nuk do t’i harojnë as parimet e BE-së në të cilën unë sërish përkujtova sepse BE-ja pa parime dhe vlera nuk mund të jetë filozofi, nuk mund të jetë një komunitet prestigjioz dhe frymëzues, por gjithashtu edhe nevoja të ulemi me kulturë me fqinjët në rastin me Bullgarinë dhe ta zgjidhim problemin”, tha Siljanovska Davkova.
Presidentja paraprakisht sot, në kuadër të vizitës në Romë dhe Vatikan me rastin e festimit të Ditës së shenjtorëve mbarësllavë, pati audiencë te papa Leo i XIV.
