By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A dështoi agjenda e gjelbër e BDI-së?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > A dështoi agjenda e gjelbër e BDI-së?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

A dështoi agjenda e gjelbër e BDI-së?

admin
Last updated: 12/03/2024 11:34
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 mars – Një projekt i promovuar me pompozitet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë për prodhimin e makinave elektrike, mbetet vetëm histori dhe nuk do të realizohet. Bëhej fjalë për kompaninë e familjes së Lazim Destani e cila kishte planifikuar që të ndërtoj fabrikën për prodhimin e makinave elektrike e.Go. E këtë e shfrytëzuan mirë politikanët që synonin agjendën e gjelbër, por kjo ishte e paprecedent sepse në vend vazhdojnë problemet me deponitë dhe ajrin e ndotur. Para euforisë së ceremonive është e udhës që politikanët përgjegjës të kujdesen për ajrin e ndotur, për shkatërrimin e lumenjve nga bizneset me hidrocentrale të familjarëve të tyre, të kujdesen për mungesën e parqeve dhe hapësirave të gjelbërimit të cilat janë uzurpuar poashtu nga miqtë dhe familjarët e tyre duke betonizuar çdo cep të tokës. E pastaj mirë është të tërhiqen edhe investitorë të jashtëm edhe për makina elektrike edhe për gjithçka tjetër, por së pari të pastrohet terreni i brendshëm, shkruan Zhurnal.

Asgjë nga kompania e Lazim Destanit për makinat elektrike “e.GO”, anulohet marrëveshja –

Një projekt i promovuar me pompozitet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë për prodhimin e makinave elektrike, mbetet vetëm histori dhe nuk do të realizohet. Bëhej fjalë për kompaninë e familjes së Lazim Destani e cila kishte planifikuar që të ndërtoj fabrikën për prodhimin e makinave elektrike e.Go. Por, këto ditë është prishur kontrata, pasi që kompania investitore (Next.e.Go Mobile), që ishte promotore dhe duhej të realizonte projektin është në një fazë të falimentimit në Gjermani, përcjell INA.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit në dispozicion të publikut për kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “nënë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale – TIRZ, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”, thonë nga Drejtoria e TIRZ.

Ata theksojnë se përkundër kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk janë ndarë mjete për kompaninë. Kompania e.GO është dashur të ndërtojë një fabrikë për vetura elektrike në zonën teknologjiko-industriale në Tetovë.

Heshtje në kompaninë Ecolog të familjes Destani nga Tetova, derisa Qeveria edhe më parë përmes një deklarate nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski kishte bërë të qartë se nuk ka ndihmë shtetërore nëse nuk ka aktivitete të nisura konkrete.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndihmën shtetërore prej 42.5 milionë euro për investitorin gjerman Next.e.Go Mobile e që në fakt bëhet fjalë për biznesin e filantropit shqiptar Lazim Destani. Investimi ka të bëj me prodhimin e makinave elektrike e.GO, një investim që kap shumën 130 milionë euro. Kjo e dhënë bëhet e ditur sipas raportit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për vitin 2022.

Prodhuesi i makinave elektrike e.GO nuk kishte filluar asgjë në ndërtimin aktiv të fabrikës së paralajmëruar në zonën industriale në Tetovë. Gurthemeli i fabrikës u vendos më 13 gusht 2022, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas asaj që u paralajmërua, pritet hapja e 900 vendeve të reja të punës.

Ku mbeti agjenda e gjelbër e BDI-së, projekti më madhor që promovuan dështoi?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, AliAhmeti, me rastin e Ditës botërore të mjedisit më 5 Qershor 2021 dhe 19 vjetorin e themelimit të partisë si dhe shpalosjes së platformës së re, pati organizuar një eveniment bashkë me rininë gjatë të cilës në fjalimin e tij ka zbuluar dhe ka bërë të ditur për opinionin hapat e ri të BDI-së.

“Në rininë time, lumenjtë ishin aq të pastër sa që ne e pinim atë ujë të rrjedhshëm. Sot ato lumenj janë aq të ndotur sa që paraqesin rrezik për shëndetin dhe mjedisin. Sot shoh malet e shkretuara, deponi të egra në çdov endbanim dhe jo gjithmonë për faj të institucioneve, por edhe për fajin tonë. Të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për vendin ku jetojmë, të gjithë thithim të njëjtin ajër, të gjithë pimë të njëjtin ujë, të gjithëve na ngroh i njëjti diell, që të gjithë ushqehemi nga kjo tokë”, pjesë e fjalimit të Ahmetit.

Përpos që pas tre viteve nuk është bërë asgjë në këtë drejtim sëfundmi u vulos edhe një dështim për sa i përket agjendës së gjelbër. Pasi para dy viteve funksionarë të shumtë të pushtetit qendror dhe atij lokal morën pjesë në ceremoninë e organizuar për hapjen e kompanisë më të madhe dhe të parë këtij lloji në vend, prodhimi i makinave elektrike, “Next GO” në pronësi të familjes Destani.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pra, kjo u pa edhe si vazhdimësi e agjendës së gjelbër por ja që fundi nuk doli i tillë. Kujtojmë fjalimin e Fatmir Besimit, ministër i Financave në ceremoninë e lartëpërmendur.

“Me investimin e NEXT.E.GO MOBILE në Tetovë, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e tregut me zhvillim të shpejtë të automobilave elektrike. Pritet që kjo fabrikë të prodhojë 30.000 automjete në nivel vjetor, kryesisht për tregun evropian – që do të thotë rreth 700 milionë euro eksport shtesë për ekonominë tonë. Investimet e mëdha kanë efektin e topit të dëborës (rritje me ritme të shpejta). Markat tërheqin investime të reja, krijojnë vende të reja të punës dhe ndikojnë në përshpejtimin e aktivitetit ekonomik dhe zhvillimin ekonomik. Determinimi ynë si Qeveri është t’i përkrahim dhe promovojmë investitorët e huaj që do të mund ta sigurojnë këtë efekt dhe që mbi të gjitha do të sjellin përfitime për qytetarët tanë, kompanitë vendase dhe ekonominë”, pati thënë Fatmir Besimi më 13.08.2022.

Megjithatë, para euforisë së ceremonive është e udhës që politikanët përgjegjës të kujdesen për ajrin e ndotur, për shkatërrimin e lumenjve nga bizneset me hidrocentrale të familjarëve të tyre, të kujdesen për mungesën e parqeve dhe hapësirave të gjelbërimit të cilat janë uzurpuar poashtu nga miqtë dhe familjarët e tyre duke betonizuar çdo cep të tokës. E pastaj mirë është të tërhiqen edhe investitorë të jashtëm edhe për makina elektrike edhe për gjithçka tjetër, por së pari të pastrohet terreni i brendshëm. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vazhdon turpërimi i Djokovicit, mposhtet nga tenisti numër 123 në botë
Next Article Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi: Të zgjidhet e drejta e votimit për personat që do të mbushin 18 vjet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?