By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do të ndahet Fronti Evropian për Lokalet?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A do të ndahet Fronti Evropian për Lokalet?
Maqedoni

A do të ndahet Fronti Evropian për Lokalet?

admin
Last updated: 03/03/2025 23:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Tetë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Fronti Evropian ka filluar konsultimet mes partive nëse do të garojnë krah për krah njëri-tjetrit, sikurse në parlamentaret e fundit apo do të ketë një ndarje mes tyre për rajonet me shumicë shqiptare, si për kryetarë ashtu edhe për këshilltarë komunalë.

Në opinion qarkullojnë zëra të ndryshëm që pas daljes së Menduh Thaçi, mbetet e paqartë nëse Fronti do të vazhdojë ti dalë ballë edhe kërkesave nga brenda partnerëve.

Për momentin, nuk ka një akord mes partive, por burime nga palët thonë për ALSAT se fundi i muajit pritet të konkretizojë dinamikën e takimeve dhe ndarjeve të rajoneve dhe kandidatëve.

Siç mëson ALSAT, Aleanca për Shqiptarët do të kërkojë nga BDI-ja që të kenë kandidat në çdo zonë zgjedhore. Megjithatë, mbetet ende e paqartë se cilat komuna do të synohen edhe pse ASH nuk dëshiron të heqë dorë nga komuna të cilat i kishte fituar në zgjedhjet e kaluara lokale, siç është Vrapçishti.

Nga ana tjetër partitë e tjera më të vogla të Frontit, si duket nuk kanë oreks për të kërkuar kryetarë komunash ndërsa fatin e tyre do ta kërkojnë përmes listave për këshilltarë komunalë.

Jo zyrtarisht, BDI-ja është duke luajtur me dy karta, njëra prej të cilave të testojë veten e vetme në zgjedhje, edhe pse në nivel të Frontit, sikurse edhe pati deklaruar gjatë javës së fundit, do të preferonte bojkotimin total të zgjedhjeve. Këtë qëndrim, BDI-ja e mbështet në bazë të vendimit që do të dalë nga Kushtetuesja rreth gjuhës shqipe.

Për më 20 mars është caktuar seanca përgatitore dhe debati për të. Ndërkohë që për një vendim përfundimtar, nuk ka një datë nëse do të lidhej me tetorin e zgjedhjeve lokale./ Alsat.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arrestohen një epror dhe një inspektor i policisë në Kumanovë
Next Article Treni i Bllacës do të shndërrohet në muze!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?