By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do të rriten pagat e administratorëve?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > A do të rriten pagat e administratorëve?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

A do të rriten pagat e administratorëve?

admin
Last updated: 14/01/2025 17:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 janar – Rikthehet epoka kur punëtorët dalin në rrugë për të kërkuar paga më të dinjitetshme. Prandaj, mos ta rikthyer kohën më të kobshme kur në krye të vendit ishte një kukull si Dimitar Kovaçevski qeveria aktuale duhet të plotësojë kërkesat e të punësuarve, që nuk janë kërkesa luksi por domosdoshmëri për të mbijetuar. Edhe përkundur faktit që vendi ynë ka një Administratë Publike të stërngarkuar sërish është e nevojshme që këta të punësuar të marrin paga më të larta në mënyrë që të përballojnë çmimet e larta dhe rritjen e shportës minimale sindikale, që për një muaj për një familje katër anëtaresh ka arritur trefishin e pagës minimale, shkruan Zhurnal.

Minçev: Fakt që pagat në administratë janë të ulëta, rritja shtesë për 30 përqind është shumë e madhe

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, nuk mund të thotë nëse do të plotësohet kërkesa e punëtorëve në disa nga ministri për rritje shtesë të pagave prej 30 përqind. Në një intervistë për TV 24, ai nuk mohoi se pagat e punonjësve në Administratën Publike janë të ulëta, por mendon se shuma që ata kërkojnë është shumë e madhe.

“Kjo çështje duhet të diskutohet me disa ministri, në radhë të parë me Ministrinë e Financave për fondet e mundshme shtesë në buxhet që do ta siguronin këtë 30 përqind. Unë mendoj se kjo shumë është shumë e madhe. Fakti është që pagat në administratë janë të ulëta por ka dy opsione, marrëveshje kolektive për të gjithë, ose marrëveshje kolektive individuale për çdo institucion veçmas”, tha Minçev.

I pyetur nëse të punësuarit në disa nga ministritë do të marrin shtesën e kërkuar prej 30 përqind në pagë, ministri tha:

“Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje. Kjo është çështje diskutimi me sindikatat në një kontekst më të gjerë.”

Ai theksoi se kërkesës së tyre mund t’i përgjigjet kur të sigurohen fondet përmes Ministrisë së Financave. Sipas tij për këtë nevojitet kohë sepse kanë gjetur vrima të mëdha në buxhet nga paraardhësit e tyre dhe shtoi se problemet e grumbulluara gjatë 30 viteve të fundit nuk mund të zgjidhen brenda natës.

Ministri informoi se ka pasur takim me kryetarin e sindikatës së punëtorëve, ku janë pajtuar që të paraqesin vërejtje me shkrim për ligjet e administratës publike me të cilat nuk pajtohen dhe të takohen në gjysmën e dytë të javës së ardhshme për të diskutuar se çfarë mund të përdoret për përmirësimin e këtyre zgjidhjeve ligjore.

Kujtojmë se më 10 janar Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, njoftoi se të punësuarit nga gjashtë ministri si dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave të martën do të dalin në protestë, sepse nuk është aprovuar rritja e shtesë në paga prej 30 përqind.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Numri i qytetarëve të varfër shkon në rritje –

Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi të madhe saqë qytetarët edhe po zihen në befasi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur jashtëzakonisht shumë, edhe përkundër faktit që kishte disa masa për ngrirje të çmimeve, sërish gjendja e çmimeve mbetet shqetësim kryesor i qytetarëve. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta, ose fare pa të ardhura që kanë qenë nën mëshirën e humanizmit.

Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë me dinjitet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.

Situatë jo e lehtë për tu përballuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi rritja e çmimeve u bë traditë e zakonshme madje edhe javore që çdo javë pothuajse kishte ndryshim çmimesh, nuk dihej se cilat masa dhe çfarë ndikimi kishin ato masa antikrizë të marra nga Qeveria, sepse në praktikë secili qytetarë është në krizë të thellë. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.

Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme. Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kristian Marku, personi që shihni në foto, është 30-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar në Novoselë të Vlorës
Next Article Diddy po përballet me një padi të re, një grua pretendon se ai e …

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?