By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A e dini sa pajisje përdorin iOS 18?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > A e dini sa pajisje përdorin iOS 18?
Teknologji

A e dini sa pajisje përdorin iOS 18?

admin
Last updated: 09/06/2025 08:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Apple e publikoi iOS 18 gjatë vitit 2024 dhe tani janë bërë të ditura edhe shifrat zyrtare të përhapjes së këtij versioni, bashkë me të dhënat për iPad dhe sistemin iPadOS 18.

Sipas statistikave zyrtare nga Apple, plot 88 për qind e iPhone-ve të prezantuar në katër vitet e fundit tashmë përdorin iOS 18. Nëse marrim parasysh të gjitha pajisjet në qarkullim, përfshirë edhe më të vjetrat, kjo përqindje është 82 për qind, çka mbetet një shifër shumë mbresëlënëse. Po ashtu, 9 për qind e pajisjeve të tjera ende përdorin iOS 17.

Është e pritshme që një pjesë e vogël e përdoruesve të mos duan të përditësojnë telefonin e tyre, por në këtë rast, ky numër është mjaft i ulët.

Sa i përket iPad-it, 81 për qind e pajisjeve të reja janë të përditësuara në iPadOS 18, ndërsa në shkallë të përgjithshme kjo shifër është 71%. Kjo mund të lidhet me faktin se shumë përdorues i përdorin iPad-et vetëm për detyra bazike, si shfletimi i internetit apo shikimi i videove, dhe nuk ndjejnë nevojën për funksionalitete të reja.

Apple pritet të prezantojë versionin e radhës të iOS dhe iPadOS gjatë konferencës WWDC javën e ardhshme. Megjithatë, nuk është e sigurt nëse versioni i ri do të quhet iOS 19, pasi sipas thashethemeve të fundit, Apple mund të kalojë në sistemin e emërtimit sipas viteve — gjë që do të thotë se mund të shohim një iOS dhe iPadOS 26.

Po Androidi si qëndron?

Sipas një raporti nga 9to5Google në prill, Android 15 është i instaluar në vetëm 4.5 për qind të pajisjeve Android.

Në të vërtetë, versioni më i përdorur i Android-it aktualisht është Android 14, i cili përbën 27.4 për qind të të gjitha instalimeve.

Arsyeja kryesore pse përqindjet janë kaq të ulëta në krahasim me Apple-in, lidhet me mënyrën se si shpërndahen përditësimet në Android — ku çdo prodhues pajisjesh (si Samsung, Xiaomi etj.) vendos vetë kur (dhe nëse) do të ofrojë përditësimet për pajisjet e tij.

Megjithatë, Google ka filluar të bëjë disa ndryshime në mënyrën e publikimit të përditësimeve kryesore të Android-it, ndaj këto statistika mund të ndryshojnë në të ardhmen.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Spageti që ‘kërcasin’ me salcë pa mish: Receta më e mirë për pjatën më trendi
Next Article Shumë personazhe të famshëm morën pjesë në finalen e madhe të Roland Garros, përfshirë Pharrell Williams dhe Natalie Portman

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?