By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A ka harmoni brenda koalicioni qeveritar?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > A ka harmoni brenda koalicioni qeveritar?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

A ka harmoni brenda koalicioni qeveritar?

admin
Last updated: 27/02/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Që punët të shkojnë mbarë e mirë, që premtimet të jetësohen e planet të realizohen duhet harmoni brenda partnereve qeverisës. Në të kundërtën krijohet bllokadë totale institucionale. Në fakt, nëse mungon harmonia, bashkëpunimi, e koordinimi brenda një koalicioni qeveritar ajo qeveri i ka ditët e numëruara dhe nuk ka sens të vazhdojë si e tillë. Qeveria aktuale u krijua në kushte të favroshme me një harmoni e lumturi të paparë, por tani si po vazhdon ky koalicion? Edhe pse kryeministri e cilëson si koalicion të fortë, për shumë çështje ka pasur kontradiktë të theksuar në qëndrime e mendime të shprehura në publik, shkruan Zhurnal.

Mickoski: Koalicioni qeverisës punon në interes të qytetarëve –

Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë në Alsat edhe njëherë shprehu qëndrimin e tij rreth punësimeve duke nënvizuar se në të ardhmen nuk do të ketë punësime në baza partiake e as etnike, por punësime në bazë të kualitetit.

“Nuk do të ketë punësime etnike e as partiake. Vlerësoj se duhet ta tejkalojmë atë çështje kur kemi funksionuar në bazë partiake, duhet të shohim kualitetin dhe jo aspektin partiak

“Pavarësisht nëse është shqiptar, turk, serb, rom, maqedonas e të ngjashme, besoj se duhet ta tejkalojmë atë çështje kur kemi vepruar sipas parimit si më parë dhe duhet të merret parasysh cilësia. Sepse nëse duam të ecim përpara duhet të shikojmë cilësinë, e jo rekomandimin partiak”, tha Mickoski.

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur rreth akuzave të opozitës ndaj zëvendësit të tij, Izet Mexhiti, tha se ishin të pabaza dhe se duhej t’i dorëzoheshin prokurorisë.

“U thash në rast se keni dëshmi dorëzojini, atë që ata e dorëzuan nuk kishte asgjë thelbësore, andaj edhe kjo çështje përfundoj ashtu siç përfundoi…”, tha Mickoski.

Ai theksoi se raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritarë janë të mira dhe se ky koalicion qeverisës punon në interes të qytetarëve.

“Raportet në koalicion janë të forta, koalicioni punon në interes të qytetarëve. Qëllimi i koalicionit është interesi i qytetarëve”, tha Mickoski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndërkohë i pyetur nëse do të pranonte një ndryshim të mundshëm të stemës shtetërore në një pako me ndryshimin e himnit shtetëror dhe heqjen e 20%, Mickoski tha:

“Nuk mund të pranoj pako apo të mos e pranoj, kur një temë e tillë nuk është vënë në tavolinë për diskutim, apo ka qenë objekt diskutimi”.

Por edhe përkundër këtij qëndrimi të kryeministrit, për shumë çështje të caktuara ka pasur kontradiktë qëndrimesh brenda liderëve që përbëjnë koalicionin qeveriar. Siç është rasti me Ligjin për arsimin e mesëm, himnin e stemën, punësimet në shëndetësi, dhënia e vendimeve për punëtorët e të tjera.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Punësimet jo adekuate dhe jo të drejta vijnë pikërisht nga punësimet partiake –

Punësimet partiake janë fenomeni më i njohur në Maqedoninë e Veriut, madje duke u shndërruar në diçka shumë normale që pa librezë partiake punësimin mund vetëm ta ëndërrosh. E kjo pastaj ka sjellë vendin në këtë gjendje që po rrezikon të bëhet i pabanueshëm sepse secili i ri dhe e re jetën e tyre po e planifikojmë jashtë kufijve të shtetit, që nuk njeh kufij të normalitetit.

Punësimet partiake janë dukuria më negative e shoqërisë dhe prodhimit të produktivitetit sepse me anë të punësimeve partiake eliminohen kriteret e punësimit. Punësimi pa kritere është punësim për të marrë një pagë dhe pa bë asnjë punë. Tani që Maqedonia e Veriut është në periudhën që pret datën për fillim të negociatave me BE-në, rikthehen shpresat që skriningu me BE-në do të ndikojë që të pastrojë punësimet partiake. Dhe, ky fenomen mos të vazhdojë të përsëritet sepse sjellë pasoja të pariparueshme, punësimet duhet të bëhen në bazë të kritereve dhe meritokracisë.

Pra, Maqedonia e Veriut krahas problematikave tjera që ka për sa i përket shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, njëra ndër shqetësimet tjera është edhe fakti që administrata shtetërore është e mbingarkuar me të punësuar, që një pjesë e tyre nuk i kanë as kualifikimet e duhura. Prandaj, është e domosdoshme që administrata shtetërore të pastrohet nga të punësuarit partiak që janë aty për të marrë një pagë e në shkëmbim të kësaj nuk bëjnë gjë tjetër pos që kalojnë kohën kot dhe nuk janë të gatshëm të avancohen e as të kryejnë punën për të cilën janë të ngarkuar.

Bashkimi Evropian nuk pranon dot shtete që nuk janë të gatshme të harmonizojnë ligjet e tyre me ato të BE-së, prandaj do të jetë rrugë e gjatë e anëtarësimit e aq më e gjatë e përmirësimit dhe çrrënjosjes së asaj praktike që ka shkërmoq shoqërinë duke vendos kriter të punësimit partizimin. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksion policor në territorin e Shkupi, arrestohen disa persona!
Next Article Qeveria e RMV: Mexhiti është i pastër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?