By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A mund të shpëtohen odat qindravjeçare prej druri në Gjeorgji?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > A mund të shpëtohen odat qindravjeçare prej druri në Gjeorgji?
Bota

A mund të shpëtohen odat qindravjeçare prej druri në Gjeorgji?

admin
Last updated: 04/08/2024 17:17
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

I vendosur në jug të vargmaleve kryesore kaukaziane dhe përgjatë brigjeve të lumit Shareula ndodhet fshati Gogolati, ku ende qëndrojnë shtëpitë tradicionale shekullore prej druri, të njohura në vend si shtëpi “oda”.

Shtëpitë e zbukuruara me ballkone me detaje të gdhendura dhe me imazhe kryqesh, zogjsh dhe kafshësh në fasada.

Për shkak të lagështirës dhe reshjeve të mëdha në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë, shtëpitë oda u ngritën në “këmbë” prej druri ose guri. Megjithatë, nëse shikon më nga afër, mund të shihet se këto shtëpi me rëndësi historike dhe kulturore, pa kujdesin e duhur që kërkojnë, nuk do t’i rezistojnë kohës.

Shkëmbinj të lartë ngrihen mbi rrugën malore që të çon në vendbanim, çatitë e të cilit mezi arrijnë majën në kupën e gjelbër që fsheh ujëvarat, shpellat karstike dhe faunën e pasur.

I vendosur gati 267 kilometra nga kryeqyteti i zhurmshëm i vendit, Tbilisi, fshati është shtëpi e 54 objekteve të banimit me rëndësi historike, disa prej të cilave datojnë rreth 250 vjet më parë.

Falë tipareve të tyre unike, këto shtëpi prej druri u përfshinë në Listën Kombëtare të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore të Gjeorgjisë në vitin 2019.

Ashtu si shumë nga banorët e tjerë, Badri Sokhadze dhe gruaja e tij, Yats, jetojnë aty vetëm në një pjesë të vitit – nga pranvera deri në vjeshtë. Ata janë të lumtur të hapin dyert e shtëpisë së tyre historike për vizitorët që të hedhin një vështrim në të kaluarën e Gjeorgjisë.

Vetëm pak familje banojnë në Gogolati dhe akoma më pak gjatë muajve të dimrit, kur reshjet e dendura të borës i bëjnë rrugët malore të paparashikueshme për nga rreziku dhe herë pas here të pakalueshme.

Një tjetër banore është Nunu Kakhidze, e cila është mësuar që turistët të enden në terren pranë shtëpisë së saj dyshekullore për të bërë fotografi — disa prej të cilave do të përfundojnë në faqet e Instagramit kushtuar këtij vendbanimi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kakhidze, e cila zhvendoset në Gogolati në fillim të pranverës dhe qëndron deri në fund të vjeshtës, tha se Qeveria premtoi të ndihmojë në rehabilitimin e shtëpive, por askush nuk është paraqitur për të ofruar ndihmë.

Ndërsa banorët presin që të fillojnë riparimet e kushtueshme, gjendja e shtëpive të tyre vazhdon të përkeqësohet më tej, marrë parasysh ujin që depërton dhe përshkon membranat e drurit, duke bërë që ai të kalbet, të zbutet dhe të shpërbëhet.

Për më tepër, lagështia rrezikon strukturën e drurit të patrajtuar, duke çuar në rritjen e mykut dhe përpjekjet e shtrenjta të restaurimit që e ndërlikojnë më tej procesin dhe rrisin kostot. Dëmet janë të dukshme në ambientet e jashtme dhe të brendshme të shtëpive të drunjta.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në vitin 2020, kryeministri i atëhershëm, Mamuka Bakhtadze, premtoi se ndihma për restaurimin do të fillonte me shpresë për ta bërë fshatin një atraksion turistik.

“Fshati Gogolati do të bëhet një nga atraksionet turistike më të njohura në Gjeorgji”, kishte deklaruar ai në atë kohë.

Qeveria kishte planifikuar të investonte rreth 6 milionë lari gjeorgjiane (rreth dy milionë dollarë) për t’u përdorur për restaurimin e shtëpive prej druri në Gogolati.

Kryebashkiaku i Ambrolaurit, ku ndodhet fshati, pohoi gjithashtu se punimet do të fillonin atë pranverë. Por, banorët thonë se rehabilitimi i shtëpive nuk filloi kurrë.

Në vitin 2021, zyrtarë qeveritarë e vizituan edhe një herë Gogolatin. Këtë herë, ministrja e Kulturës Tea Tsulukiani përsëriti premtimin për “ruajtjen e shtëpive unike prej druri të fshatit Gogolati”.

Kur e pyetën se pse projekti nuk kishte filluar ende, Tsulukiani u përgjigj: “Pandemia na pengoi të fillojmë punimet e konservimit-restaurimit, por shpresojmë që vizita e sotme do të (fillojë procesin për të) ringjallë këtë fshat”.

Tash, disa vite më pas, këto shtëpi historike vazhdojnë të shkatërrohen më tej pasi ndihma e premtuar prej kohësh nuk është realizuar ende.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Google Photos po e bën më të lehtë redaktimin e fotografive të vjetra me një veçori të re
Next Article Privohet nga liria shtetasi i Maqedonisë në Zvicër, kërcënoi dhe grabiti në një shitore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?