By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A ndikon vërtet magnezi në cilësinë e gjumit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > A ndikon vërtet magnezi në cilësinë e gjumit?
Shëndetësi

A ndikon vërtet magnezi në cilësinë e gjumit?

admin
Last updated: 06/02/2024 08:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nëse kërkoni, me siguri do të zbuloni se ka një ilaç për çdo problem, nga rënia e flokëve te pagjumësia

Prej vitesh është thënë, madje përmes studimeve të ndryshme se mundësia e të fjeturit gjumë në kohë apo “ngopja” me gjumë të mirë dhe cilësor është një problem që po cenon përditshmërinë dhe stilin e jetesës së shumë njerëzve kudo në botë.

Magnezi është vlerësuar njëherësh si një suplement shtesë që ndikon në cilësinë e gjumit duke e përmirësuar atë ndjeshëm. Por, a funksionon vërtetë?

“Magnezi është një mineral natyral që gjendet në trup dhe luan rol kyç në prodhimin e energjisë së trupit, sistemin kardiovaskular dhe sistemin nervor,” thotë Shelby Harris, psikologe klinike. Ndonëse ajo vë në dukje se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis gjumit dhe magnezit, ky suplement mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor, duke çuar në gjendje relaksi dhe reduktim të ankthit. Ky efekt qetësues ndikon për një gjumë më cilësor gjatë natës.

Përpos kësaj, mjekët thonë se magnezi përmirëson edhe gjendjen e përgjithshme fizike dhe mendore.

“Jo vetëm që relakson muskujt, por nxit edhe rolin e një neurotransmetuesi thelbësor për krijimin e qetësisë në tru dhe trup,” thotë mjekja West Fox.

Përveç kësaj, ndihmon në uljen e stresit dhe rregullimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili nëse nuk kontrollohet mund të sjellë probleme me gjumin dhe ritmin e shëndetshëm cirkadian (cikli gjumë-zgjim).

Cili është ndryshimi midis magnezit dhe melatoninës?

Ato të dyja janë plotësuese në mënyra të ndryshme. Ndërsa magnezi është një mineral që ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen për të fjetur, melatonina është një hormon që i sinjalizon trurit kur është koha për të fjetur. Kur përdoren së bashku, ato japin një efekt të fortë në përmirësimin e gjumit, reduktimin e simptomave të pagjumësisë etj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Si ta përdorni magnezin?

Dritën jeshile të sasisë dhe mënyrës së përdorimi e merrni nga mjeku juaj, citon Anabel.

Në përgjithësi çdo suplement ka udhëzimet përkatëse të dozimit në kuti, ndërsa mjekët rekomandojnë rreth 400 deri në 420 miligramë për burrat dhe 310 deri në 320 miligramë për gratë, kjo e marrë një orë para gjumit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Real Madridi përshpejton negociatat me Lille për transferimin e sensacionit francez
Next Article Mariah Carey shkëlqen me një fustan vezullues në natën e çmimeve “Grammy”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?