Shkup, 22 gusht- Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, po vazhdon paraqitjet në stilin e saj. Edhe në paraqitjen e fundit pas një kohe shumë të gjatë, për gjendjen e mjerë në kryeqytet ajo fajësoi qeverinë e kaluar, fajësoi qeverinë aktuale, këshillin e këshilltarët, por vetëm veten e shpalli të “pastërt”. Danella e shpalli veten të “pastërt”, derisa Shkupi po bëhet gjithnjë e më i pistë! Jo vetëm që kishte shkuar në Qeveri pa kurrfarë propozim plani për daljenga kaosi, por mori guximin edhe të amniston veten për pikën e ulët në të cilën ka arritur kryeqyteti. Kur shpresonim se do të vlerësojë dorën e shtrirë nga qeveria për të gjetur rrugëdalje në të mirë të banorëve të kryeqytetit, Danella sërish u vërsul me akuza ndaj ekzekutivit.
Në këtë situatë parashtrohet pyetja se a duhet të presë edhe më tepër qeveria ndonjë “plan racional” nga kryetarja e Shkupit, apo duhet të veprojë më shpejtë. Ndotja e kryeqytetit me bërlloqe në çdo qosh, paralizimi i transportit publik, mosrealizimi i asnjë projekti të rëndësishëm për qytetin, besojmë se është bazë e mjaftueshme që Arsovskës t’i meren kompetencat nga qeveria dhe të fillon me strategji të shpejtë për vendosje të rendit aty ku mungon.
Pak është analizuar, por mendojmë se ekziston edhe një moment i rëndësishëm politik që duhet analizuar, e që mund të jetë paralajmërues se si do të punon dhe vepron kryetarja e Shkupit në vitin e fundit që i ka mbetur nga mandati. Në pres konferencën e fundit ajo paralajmëroi se nuk ka ambicie politike, që do të thotë se nuk do të kërkon edhe një mandat tjetër për kryetarre të (krye)qytetit. Prandaj është e bazuar frika e tyre që mendojnë se në vitin e fundit ajo do të tregon rezultate edhe më të dobëta se në tre vitet e deritanishme, duke u sjellur në stilin ”le të bëhet çka të bëhet, unë më nuk do të jem kryetare”.
E nëse ndodh kjo, më së keqi do e pësojnë qytetarët e Shkupit. Paramendoni se çka do të ndodhë me kryeqytetin nëse Arsovska në vitin e saj të fundit se deri tani. është shumë lehtë të supozohet, nëse marim parasysh rezultatet e saj në këto tre vite që i lam pas. Prandaj qeveria është e oblliguar të përcjellë me kujdes situatën, të vepron sa më shpejt lidhur me ingerencat e kryetares së qytetit, pikësëpari duke pasur parasysh ankesat e banorëve të Shkupit,por pastaj edhe të kryetarëve të komunave që janë në kuadër të kufijve administrativ të kryeqytetit.
Arsovska ka mandat deri në tetor të vitit 2025. Pak kohë për të përmirësuar, por mjaft kohë për të thelluar edhe më tepër kaosin në Shkup. Brenda kohës, ajo vazhdon të prishë raportet me bashkëpunëtorët e afërt, dukuri që e ka përcjellur që nga fillimi i mandatit. Në opinion kishte informata që është e dyshuar se qëndron prapaa skenarit për djegien e veturës së një ish bashkëpunëtoreje të afërt te Odat Ekonoimike dhe se ky skandal e ka bë peng të qeverisë së kaluar. Këto dyshime u shtuan në momentin kur prishi relacionet me VMRO-DPMNE-në, përkatësisht kryetarin e saj Hristijan Mickoski, edhe pse kjo parti e mbështeti kandidimin e saj për kryetare të qytetit.
Siç filloi me VMRO-DPMNE-në, vazhdoi me partnerët shqiptarë që e përkrahën në zgjedhjet e vitit 2021, duke ndarë rrugët me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën dhe duke u afruar me kundërshtarin e tyre dhe të sajin shqipttar, Bashkimin Demokratik për Integrim. Raportet te Arsovskës nuk lulëzuan as me BDI-në, por përcillen me shumë batica e zbatiica, që erdhën në shprehje edhe muajt e fundit, duke ndarë rrugët dhe duke u ribashkuar sërish.
Mirëpo më shumë se aktorët politikë, nga qeverisja e Arsovskës pësuan qytetarët e Shkupit. të cilët tashmë kanë harruar premtimin e saj për transport pa pagesë, duke lutur Zotin që së paku sërish të kthehet transporti i rregullt me pagesë. /Zhurnal
