By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A u anulua apo jo vendimi për tregun e lirë energjetik?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A u anulua apo jo vendimi për tregun e lirë energjetik?
Maqedoni

A u anulua apo jo vendimi për tregun e lirë energjetik?

admin
Last updated: 31/07/2025 08:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, ka marrë vendim për të pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që parashihte daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga avokatja Blinera Osmani, përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se më 29 korrik 2025, gjykata ka nxjerrë Aktgjykimin KA.nr.301/25, i cili ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme për tregun energjetik.

Sipas Osmanit, vendimi i gjykatës:

Anulon pikën IV të vendimit të ZRrE-së nr.275/24, të datës 5 prill 2024;

Anulon tërësisht njoftimin e ZRrE-së të datës 12 mars 2025 për daljen në tregun e lirë, duke e konsideruar atë të kundërligjshëm;

Pezullon zbatimin e të gjitha këtyre vendimeve deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

Sipas saj, kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët biznesorë të prekur nga ky vendim duhet të rikthehen menjëherë në tregun universal, ku garantohen furnizim i sigurt dhe tarifa të rregulluara, siç ishin përpara 1 qershorit 2025, kur kishte hyrë në fuqi kalimi në treg të lirë.

“Vendimi është i zbatueshëm menjëherë dhe prodhon efekt të drejtpërdrejtë juridik”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, pas këtij njoftimi nga avokatja Osmani ka reaguar Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Nga ZRRE kanë thënë për KosovaPressit-in se ky vendim është për një rast individual (biznes), nuk është i përgjithshëm.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) rithekson se procesi i hapjes së tregut të energjisë elektrike është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke respektuar të gjitha standardet procedurale dhe materiale.

Madje, sipas ZRRE-së, nga 31 korriku pasojnë ndërprerjet pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sherr mes miqsh në një lokal në Borsh, një i ri plagoset me armë zjarri nga shoku
Next Article Transferimin më të madh në histori të Galatasarayt: Osimhen u prit si mbret, fluturimi i tij u ndoq nga 3.5 milionë njerëz

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?