By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AAK zbarkon me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > AAK zbarkon me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin
Kosovë

AAK zbarkon me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin

admin
Last updated: 23/08/2026 14:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 gusht Zhurnal.mk – Disa thasë me qymyr u hodhën këtë të diel në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës nga deputetë dhe anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një aksion simbolik kundër moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve të treta brenda një viti, por edhe kundër politikave energjitike të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Deputetë dhe anëtarë të partisë vendosën edhe një pankartë me mbishkrimin: “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik, në terrin politik”, duke shprehur pakënaqësinë për bllokadën institucionale dhe duke kritikuar faktin që, sipas tyre, Kosova vazhdon të blejë energji elektrike nga Serbia, pavarësisht rezervave të mëdha të qymyrit.

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, tha se simbolika e qymyrit lidhet me potencialin energjetik të Kosovës, i cili, sipas tij, nuk po shfrytëzohet.

“Duam ta dërgojmë mesazhin se me Kurtin dhe Vetëvendosjen gjatë këtyre 6-7 viteve të fundit, Kosova nga një terr energjetik që e kanë mbajtur, po kalon në terr politik. Ajo që e kemi tepër të qartë është se mesazhi dhe simbolika e qymyrit të Kosovës është se Kosova edhe më tutje po fle mbi qymyr, por rryma nuk prodhohet këtu dhe një prej pikave kryesore të ofertës gjashtë pikëshe të Aleancës lidhet me termocentralin e ri të Kosovës që duhet të bëhet. Është e qartë që gjatë këtyre viteve, rreth 1 miliard euro janë blerë rrymë në Serbi e në vende të tjera, e prej kësaj ka fituar vetëm mafia energjetike. Në kohët e fundit po shohim se punëtorët të cilët e humbin jetën duke e nxjerr këtë qymyr për popullin e Kosovës, nuk ka përgjegjësi as politike as menaxheriale”, tha Ramadani për Kosovapress.

Javën e kaluar, Kosova nënshkroi një marrëveshje për t’i shitur qymyr Maqedonisë së Veriut, veprim që u kritikua nga partitë ish-opozitare.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Goditi gazetarin Elton Qyno, gjykata vendos dy masa sigurie për bashkëshorten e Florenc Çapjas
Next Article Lufta dhe temperaturat ekstreme rrisin presionin mbi çmimet e bukës dhe makaronave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?