By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku: Me mua si kryeministër do të kemi mbi 2 mijë policë më shumë se sa tani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Abdixhiku: Me mua si kryeministër do të kemi mbi 2 mijë policë më shumë se sa tani
Maqedoni

Abdixhiku: Me mua si kryeministër do të kemi mbi 2 mijë policë më shumë se sa tani

admin
Last updated: 17/12/2024 23:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se me të kryeministër, do të ketë ristrukturim të Policisë së Kosovës me 10 mijë policë në uniformë, ose siç tha, mbi 2 mijë policë më shumë se sa kemi tani.

Ndërkaq, sa i përketë mbrojtjes, ai tha se do të ketë partneritet për Paqe dhe shtrim të rrugës drejt NATO-s.

“Me mua si Kryeministër, do të kemi: Në Siguri: Ristrukturimin e Policisë së Kosovës me 10,000 policë në uniformë, ose mbi 2,000 policë më shumë se sa kemi tani. Pajisjen e Policisë me 1,200 vetura të reja dhe me kamera trupore për të gjitha patrullat. Policimin në bashkësi si nocion ku siguria ndërlidhet dhe ndihmohet në një masë të madhe nga qytetarët e vendit”.

“Në Mbrojtje: Partneritet për Paqe dhe shtrimin e rrugës drejt NATO-s. Rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të BPV-së sipas standardeve të NATO-s. Ristrukturimin e FSK-së me 6,000 trupa aktive dhe me ndërtimin e 4 kazermave të reja ushtarake në rajone strategjike”.

“Arsimimin ushtarak në shkolla civile për të krijuar bazë të fortë për rekrutimin e ushtarëve të rinj dhe të dalluar. Ndërtimin e vendbanimeve për personelin ushtarak me afërsi fizike të personelit ushtarak me objektet dhe pajisjet ushtarake për kohë më të shpejtë të reagimit”, shkroi ai.

Ndërkaq, për drejtësi, Abdixhiku tha se do të bëhet themelimi i Qendrës Shtetërore të Hetimit për ta luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.

“Në Drejtësi: Veting në sistemin e drejtësisë. Themelimin e Qendrës Shtetërore të Hetimit për ta luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Digjitalizimin e plotë të proceseve në drejtësi për një sistem më efikas dhe transparent, dhe si hap thelbësor për suksesin e reformave të sistemit të drejtësisë”.

“Kosova ka nevojë për një ushtri moderne, për një polici të pajisur e të aftë për të garantuar sigurinë e qytetarëve, dhe për një sistem drejtësie të drejtë. Me programin tonë, me ekipin e fitores, dhe me besimin qytetar në rritje do ta ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë”, ka shkruar ai.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zeka: Me urdhër të Kurtit janë vjedhur 5 mln euro nga rezervat shtetërore
Next Article Departamenti i Shtetit: SHBA i kupton shqetësimet e Türkiyes për kërcënimin e PKK-së në Siri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?