By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku pas marrëveshjes me LVV-në: Shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Abdixhiku pas marrëveshjes me LVV-në: Shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak
Kosovë

Abdixhiku pas marrëveshjes me LVV-në: Shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak

admin
Last updated: 31/08/2026 14:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas marrëveshjes së arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin e përbashkët për president të Kosovës.

Abdixhiku ka bërë të ditur se dy partitë do ta propozojnë bashkërisht profesorin doktor Bekim Sejdiu për këtë post, duke e cilësuar marrëveshjen si një zgjidhje të përgjegjshme dhe dinjitoze për vendin.

“Sot, po i japim Republikës tonë një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se pas muajsh pasigurie politike dhe institucionale, LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vendosur interesin e shtetit mbi interesat partiake.

“Ky është, para së gjithash, një lajm i mirë për Kosovën”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka vlerësuar lart figurën e Bekim Sejdiut, duke e përshkruar si jurist të shquar, diplomat me përvojë në SHBA dhe Turqi dhe ish-gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Abdixhikut, Sejdiu është figurë me integritet, maturi dhe pavarësi, ndërsa nga ai pritet që të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe jo përfaqësues i dy partive apo i një shumice të përkohshme.

Abdixhiku ka thënë se nga kandidati për president pritet të mbrojë rendin kushtetues, të ruajë unitetin e vendit dhe ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet para aleatëve.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e orientimit euroatlantik dhe të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai e ka cilësuar marrëveshjen si një përgjigje ndaj jostabilitetit politik dhe ka thënë se Kosova tash mund të ketë një president dinjitoz dhe institucione funksionale.

“Zoti e bekoftë Kosovën!”, e ka përmbyllur reagimin Abdixhiku.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit
Next Article “Këtu bëhen edhe dasma”, Harry Styles bën shaka për martesën e Taylor Swift në Madison Square Garden
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?