By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku premton fitore në Prizren dhe zhvillim të shpejtë për Kosovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Abdixhiku premton fitore në Prizren dhe zhvillim të shpejtë për Kosovën
Maqedoni

Abdixhiku premton fitore në Prizren dhe zhvillim të shpejtë për Kosovën

admin
Last updated: 29/01/2025 22:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prizreni do t’ia jap fitorën kësaj partie më 9 shkurt.

Në tubimin elektoral në këtë qytet, Abdixhiku ka thënë se qytetarët duhet ta bëjnë ndryshimin pasi “nuk ka kohë për ankesa”.

Këtij qyteti, Abdixhiku i premtoi ndërtimin e spitalit në vlerë prej 10 milionë euro.

“Si bartës të së djathtës, si bartës politik të lëvizjes për liri, për demokraci e për pavarësi, neve, Lidhjes Demokratike të Kosovës, na takon ta bëjmë rrugën e zhvillimit, rrugën e konsolidimit shtetar e rrugën e integrimit euroatlantik. E shkuara jonë është e lavdishme, është e papërsëritshme! E ardhmja jonë është e padefinuar. Ajo pret veprimet tona. Pret sjelljen tonë! Dhe sot, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, dalim para jush për të përqafuar këtë të ardhme që e ëndërrojmë. Kosova, Republika jonë, qëndron në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial që nga themelimi i saj si shtet i pavarur e sovran”, ka thënë Abdixhiku.

“Prandaj sot, mbi të gjitha, nuk qëndroj para jush te them se jemi te varfër. Të ju ftoj në dorëzim e ankesa. Ankesat janë për të dobëtit. Puna është për të fortit. Sot qëndroj para jush me zotimin për një ambicie të madhe. Një që ju fton juve dhe secilin tjetër të besojnë në Kosovë. Ky vend i pasurive përrallore, i njerëzve të shkëlqyeshëm e familjeve punëtore, ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim na vjen si thirrje e gjyshërve tanë e si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ky tregim na thërret që të bëhemi të barabartë mes popujve e kombeve evropiane”, u shpreh ai, teksa foli edhe për rritjen e koeficientit në 150.

“Aty ku ata kanë vështruar rritjen e çmimeve e sfidën e përballueshmërisë, ne kemi ofruar paga të larta e të ardhura me dinjitet. Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150. Aty ku s’kanë bërë punë në rrugë për katër vjet, ne kemi projekt infrastrukturore që transformojnë këtë shtet. Magjistralet e Autostradat e nisura në dekada, duhet të përfundojnë për tri vjet – asnjë ditë më shumë. Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për Central me Gaz, për stabilitet furnizimi, për një ekonomi të sigurt me partnerë! Rruga e Re, ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet, ka 5% rritje ekonomike”, ka deklaruar Abdixhiku transmeton EO.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Sync” i Chrome do të ndalojë së funksionuari nëse nuk e përditësoni shfletuesin
Next Article Ish-lideri i rebelëve sirianë emërohet president i përkohshëm i Sirisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?