By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Adele bën një paraqitje të rrallë publike, shfaqet me bluzën e Lando Norris në Silverstone
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Adele bën një paraqitje të rrallë publike, shfaqet me bluzën e Lando Norris në Silverstone
Showbizz

Adele bën një paraqitje të rrallë publike, shfaqet me bluzën e Lando Norris në Silverstone

admin
Last updated: 06/07/2026 10:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Adele bëri një nga paraqitjet e saj të rralla publike duke marrë pjesë në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone, ku tërhoqi vëmendjen me një bluzë në mbështetje të kampionit të botës në Formula 1 për vitin 2025, Lando Norris, dhe ekipit McLaren.

Këngëtarja 38-vjeçare e kompletoi pamjen me syze të mëdha dielli dhe një varëse delikate me mbishkrimin “Mummy”, ndërsa u pa mes shumë emrave të njohur që ndoqën garën në Silverstone.

Në pistë, Charles Leclerc arriti fitoren e tij të parë në Silverstone dhe të parën e sezonit, pas një gare dramatike që përfundoi nën makinën e sigurisë, shkruan DailyMail.

Më pas, FIA sqaroi se një njoftim i gabuar për tërheqjen e makinës së sigurisë ishte shkaktuar nga një problem në sistemin informatik.

Adele njihet prej kohësh si adhuruese e Formula 1. Vitin e kaluar ajo u pa në Çmimin e Madh të SHBA-së në Austin, ku pozoi me pilotët e Mercedesit, George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli.

Pak ditë më parë, në një intervistë të rrallë, artistja foli edhe për djalin e saj 13-vjeçar, Angelo, duke zbuluar se Formula 1 është bërë një pasion i përbashkët për të dy.

“Djali im është shumë i apasionuar pas kartingut dhe gjërave të tilla. Më pyeti për këtë disa vite më parë dhe i thashë: ‘Në rregull’. Nuk njoh shumë adoleshentë që kanë një pasion të tillë, ndaj përpiqem ta mbështes. Ai është i fiksuar, por jam bërë edhe unë”, u shpreh Adele.

Ajo shtoi se interesi i djalit e ka afruar edhe më shumë me këtë sport.

“Kur fëmija yt ka një interes, duhet ta mbështesësh. Mbi të gjitha, mendoj se është e rëndësishme të interesohesh edhe ti për atë që e bën të lumtur”, tha këngëtarja.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdojnë operacionet policore në Zubin Potok – sërish zbulohet sasi e madhe armësh dhe municioni
Next Article Zjarr në një depo në Kisella Vodë, u dëgjuan shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?