By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Administrata e Komunës së Tetovës do të trajnohet se si të shfrytëzojë më shumë mjetetë BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Administrata e Komunës së Tetovës do të trajnohet se si të shfrytëzojë më shumë mjetetë BE-së
MaqedoniTOP LAJM

Administrata e Komunës së Tetovës do të trajnohet se si të shfrytëzojë më shumë mjetetë BE-së

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 15:45
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 4 nëntor – Ministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani, sot në Komunën e Tetovës bisedoi me kryetarin e komunës, Bilal Kasami për mundësitë e reja për shfrytëzimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian nga vetëqeverisjet lokale. Në të ardhmen fokusi do të jetë në potencialin e personelit të komunave.

“Kemi biseduar në përgjithësi për mundësitë që u ofrohen komunave për financimin e projekteve nga mjetet evropiane, gjithashtu edhe për proceset për integrimet evropiane, ndërsa një pjesë e rëndësishme e këtij procesi është përafrimi i sistemeve tona, institucioneve tona me ato evropiane.  Në atë pjesë janë shumë të rëndësishme projektet evropiane që financohen me paratë evropiane në vend. Në Komunën e Tetovës aktualisht janë disa projekte të tilla që me mjete të tilla realizohen në kuadër të synimeve dhe përcaktimeve tona për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ministri tregoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar Komunën e Tetovës duke rritur kapacitetet e administratës komunale për përgatitjen e projekteve dhe për aplikimin dhe realizimin e projekteve të tilla në mënyrë që të kemi një nivel më të lartë të shfrytëzimit të mjeteve evropiane”, theksoi Bilal Kasami.Administrata komunale do të trajnohet se si të tërheqë më shumë mjete nga fondet e BE-së në Qendrën e Trajnimeve në kuadër të Ministrisë, e cila duhet të fillojë të funksionojë.

Administrata komunale do të trajnohet se si të tërheqë më shumë mjete nga fondet e BE-së në Qendrën e Trajnimeve në kuadër të Ministrisë, e cila duhet të fillojë të funksionojë.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se njësitë e vetëqeverisjes lokale po përballen me probleme sa i përket personelit dhe potencialit profesional për apsorbimin e këtyre mjeteve. Së bashku ne angazhohemi që këtë problem të fillojë ta tejkalojmë përmes instrumenteve të ndryshme që disponon Ministria e Çështjeve Evropiane, përkatësisht Qendra për trajnime, e cila nga ky vit ose nga fillimi i vitit të ardhshëm duhet të fillojë të ofrojë shërbime përmirësimi ose trajnimi për stafin e komunave. që do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin absorbues të këtyre programeve. E kam theksuar në disa raste se si shtet në periudhën e kaluar kemi humbur vazhdimisht mjete nga IPA, vetëm në tre vitet e fundit kemi humbur mbi 120 milionë euro. Ne si Ministri jemi marrë vesh me kryetarin që të japim ndihmë maksimale për të filluar ndryshimin e kësaj praktike”, theksoi ministri Orhan Murtezani.

Për momentin është duke u bërë ristrukturim nga Sekretariat në Ministri e Çështjeve Evropiane, informoi Murtezani, duke theksuar se kjo do të nënkuptojë një bazë të mjaftueshme ligjore për shpalljen e thirrjes për trajnerë, pas së cilës ata trajnerë do të mbajnë trajnime të rregullta për komunat sipas nevojës.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Punimet ndërtimore në rrugën Elbasan – VK Qafthanë, afër Strugës po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar
Next Article Deri në vitin 2028 25 kopshte të reja të fëmijëve, paralajmëroi ministri Limani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?