By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Administrimi i drejtësisë, Thaçit i vazhdohet paraburgimi – gjykatësi: Rreziqet ende ekzistojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Administrimi i drejtësisë, Thaçit i vazhdohet paraburgimi – gjykatësi: Rreziqet ende ekzistojnë
Kosovë

Administrimi i drejtësisë, Thaçit i vazhdohet paraburgimi – gjykatësi: Rreziqet ende ekzistojnë

admin
Last updated: 01/10/2026 11:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Gjykata Speciale ka vendosur që Hashim Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, pas rishikimit të masës më 30 shtator 2026.

Në vendimin e saj, gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell ka vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale.

Gjatë shqyrtimit të masës së paraburgimit, gjykatësi ka marrë parasysh edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen tjetër gjyqësore, KSC-BC-2020-06.

Megjithatë, sipas vendimit, këto zhvillime nuk e kanë ndryshuar nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në çështjen aktuale.

Gjykatësi ka theksuar se vlerësimi i nevojës për vazhdimin e paraburgimit bëhet në parim mbi bazën e faktorëve që lidhen me këtë çështje gjyqësore.

Thaçi po përballet me procedurë të veçantë gjyqësore lidhur me veprat kundër administrimit të drejtësisë.

Kujtojmë se në rastin për krime lufte, Specialja shpalli aktgjykimin më 16 shtator 2026, me të cilin Thaçi u dënua me 25 vjet burgim.

Në gjykimin për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, më 14 shtator 2026 ka përfunduar paraqitja e fjalëve përfundimtare nga palët në procedurë.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hetimet mbi falsifikimin e pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro llogari bankare
Next Article E dërguara e Trumpit e paralajmëroi ministrin grek se SHBA-ja mund të rrëzojë “çdo vend që duam”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?