By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së
Kosovë

Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së

admin
Last updated: 23/06/2026 16:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Gjyqtarët Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.

Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në proces të votimit, nga 354 gjyqtarë me të drejtë vote, morën pjesë 303 gjyqtarë. Nga 303 fletëvotimet, një ishte i pavlefshëm.

Sa i përket votave të kandidatëve fitues, Agron Maxhuni mori 204 vota, kurse Valentina Sopjani mori 212 vota.

Në anën tjetër, dy kandidatët tjerë: gjyqtarja Diora Bajrami mori 64 vota dhe Ilir Bytyqi 84 vota.

Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 8 korrik pas përfundimit të mandati të dy anëtarëve aktual (më 7 korrik).

KGJK parashihet të ketë 13 anëtarë, aktualisht ka 11, për një anëtar nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme procesi ka marrë rrugët ligjore, ndërkaq edhe një anëtar tjetër duhet ta zgjedh Kuvendi Republikës së Kosovës që të kompletohet përbërja e KGJK-së.

Procesi zhvillohet bazuar në Rregulloren 09/2019 për procedurën dhe kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të KGJK-së nga radhët e gjyqësorit. /BetimipërDrejtësi/

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi
Next Article Ngjarje e rëndë në Gjermani – Vdes dyvjeçari, ra nga dritarja e katit të katërt të banesës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?