By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ahmeti krahason Mickoskin me Millosheviqin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ahmeti krahason Mickoskin me Millosheviqin
Maqedoni

Ahmeti krahason Mickoskin me Millosheviqin

admin
Last updated: 17/05/2025 11:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 maj – Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet, dhe mbrojtje të themeleve të shtetit multietnik.

Në një sallë të tejmbushur me qytetarë, familje dëshmorësh, invalidë lufte, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe strukturat e BDI-së,

Ahmeti lëshoi sinjale të forta për ata që tentojnë ta kthejnë vendin prapa.

“Ne nuk e marrim shtetin– ne e drejtojmë atë që na takon! Shqiptarët janë mbi 30%, jetojnë në kontinuitet në trojet e veta dhe janë pjesë e pandashme e shtetformësisë!” – deklaroi Ahmeti, duke përgënjeshtruar diskursin e frikës se shqiptarët po “e marrin shtetin”.

Në qendër të fjalimit ishte thirrja publike drejtuar Kryeministrit Kristian Mickoski, nga ku Ahmeti kërkoi sqarime të drejtpërdrejta për politikat që rrezikojnë themelet e bashkëjetesës dhe paqes.

“Nga ky takim në Haraçinë, i bëj thirrje Kristian Mickoskit të dalë para qytetarëve shqiptarë dhe të shpjegojë:

Pse po e ndryshon Ligjin e Gjuhës?
Pse po e ndryshon Marrëveshjen e Ohrit?
Pse po e rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë e shtetit?”

Duke folur për përpjekjet për të përçarë shqiptarët dhe për t’i zëvendësuar me “shqiptarët e ndershëm”, Ahmeti paralajmëroi për rikthim të ideologjive të rrezikshme:

“A e dini kush përdorte filozofinë e ‘shqiptarëve të ndershëm’? Millosheviçi! Dhe kushdo që sot promovon këtë ide, po e ringjall një logjikë që shqiptarët e kanë mundur me gjak e sakrificë.”

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ahmeti nënvizoi se shqiptarët nuk do të pranojnë të kthehen në “hyzmeqarë në shtëpinë e tyre” dhe se koha kur ishin të shtypur e të heshtur ka përfunduar:

“Na kanë mbajtur të shtypur, të frikësuar e të dëbuar – por kjo përfundoi me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Sot, shqiptarët kanë tre universitete dhe mijëra kuadro profesionale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Asnjë forcë nuk mund ta ndalë këtë realitet!”

Duke folur për përpjekjet për një shtet monoetnik, Ahmeti theksoi:

“Ky shtet nuk mund të drejtohet më nga një palë e vetme. Nuk është në interesin e askujt që të rrezikohet bashkëjetesa. Kush i shërben të keqes, nuk mund të ketë partneritet me ne!”

Në përmbyllje, lideri i BDI-së bëri thirrje për paqe, për Evropë të bashkuar dhe për lëvizje të lirë, duke i kundërvënë idesë së “shteteve të mëdha” një vizion të qartë për integrim dhe bashkëpunim rajonal:

“Ne nuk kërkojmë Shqipëri të Madhe, Serbi të Madhe, as Bullgari të Madhe – por Evropë të Madhe, pa kufij, si Gjermania me Francën. Ballkani Perëndimor i bashkuar në Bruksel, në paqe dhe pajtim përfundimtar!”

Ahmeti përfundoi me një porosi simbolike:
“Rrofshi e qofshi ju, dhe qofshin të gjithë popujt liridashës

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në vjeshtë punime për ndërtimin e pjesës së parë të projektit të Trenit të Qytetit
Next Article Shtetet ku kompanitë e vendit lidhin më shumë kontrata pune

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?