By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AKK i reagon Kurtit: Boll më me përçmime, qytetari i Republikës e ka adresën në komunë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > AKK i reagon Kurtit: Boll më me përçmime, qytetari i Republikës e ka adresën në komunë
Kosovë

AKK i reagon Kurtit: Boll më me përçmime, qytetari i Republikës e ka adresën në komunë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 nëntor, Argument – Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së tij të mbrëmshme në Kuvend, ku tha se qytetarët në Kosovë jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave.

Përmes një reagimi, Bordi i AKK-së i ka kërkuar Kurtit të ndalë, siç i kanë cilësuar, përçmimet ndaj komunave dhe të përmbushë zotimet për financimin dhe autonominë lokale.

Në reagim, Asociacioni ka ironizuar deklaratën e kryeministrit, duke e pyetur se në cilën komunë mbërrin qytetari i Republikës kur kthehet në shtëpi.

AKK-ja ka rikujtuar edhe disa deklarata të mëhershme të Kurtit ndaj komunave, përfshirë cilësimet “politikë antishtetërore” dhe “komunat dembele”, si dhe paralajmërimin për ndarjen e buxhetit për kryetarët që, sipas tij, nuk dinë të punojnë mirë ose vjedhin.

“Si Bord i Asociacionit të Komunave të Kosovës, po e shohim se komunat e kanë marrë një dëftesë të tërë prej jush. Në vitin 2022, për mosdorëzimin e listave të pagave gjatë grevës, na doli vërejtja “politikë antishtetërore”. Në shtator 2025, “komunat dembele”.

Në nëntor të po atij viti, erdhi paralajmërimi se buxhetin nuk do t’ua jepnit kryetarëve që, sipas jush, “nuk dinë të punojnë mirë” ose “vjedhin”. Tash po na thoni edhe se do të parapëlqenit që arsimi të ishte më i centralizuar. Veç vula e Ministrisë po i mungon dëftesës.

Ndërkohë, Granti i Katërt për investime kapitale, me të cilin premtuat më shumë autonomi për komunat, ende nuk është bërë realitet. Kanë kaluar më shumë se dy vjet nga takimi juaj i fundit me kryetarët e komunave, ndonëse AKK-ja ka kërkuar takim. Me këtë ritëm, edhe karriget e sallës kanë me kërku sqarim se kush po vonohet.“

Në fund, Asociacioni i ka bërë thirrje kryeministrit që të takohet me kryetarët e komunave, t’i dëgjojë shqetësimet e tyre dhe të mbajë zotimet për financimin dhe autonominë lokale.

Për adresën e takimit mos u shqetësoni. Kudo që ta caktoni në Republikën e Kosovës, ka me qenë në një komunë”, përfundon reagimi i AKK-së.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paga mesatare neto në muajin shtator ka qenë 49.141 denarë
Next Article Tom Hiddleston dhe e fejuara Zawe Ashton shfaqen të dashuruar në publik, aktori flet për jetën si baba

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?