Gostivar, 4 mars – Automjetet që qarkullojnë në autostradën Tetovë – Gostivar para kryqëzimit për fshatin Vrapçisht janë duke u devijuar në rrugë dytësore për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:30.
Sipas informacioneve fillestare të policisë, ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve të pasagjerëve, ndërsa për të lënduarit është thirrur një ambulancë.
Në vijim është ekspertiza në vendin e ngjarjes, ndërsa nga SPB Tetovë paralajmëruan më shumë informata për më vonë.
(Foto ilustrim nga aksidentet e mëparshme)