Shkup, 31 korrik – Lidhja Auto Moto e Maqedonisë sot në mëngjes informoi se komunikacioni në rrugën rajonale Strumicë-Berovë është ndërprerë tërësisht për shkak të një aksidenti në komunikacion. Fatkeqësia ndodhi në orën 22:10 afër vendit “Sarajska raskrsnica”.
Në rrugët e tjera të vendit, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, në rrugë vende-vende të lagështa, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, edhe pse për shkak të pushimeve verore vërehet frekuentim i rritur.