By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aksidenti me fatalitet ndërmjet autobusit dhe makinës – Mbeturinat bllokojnë pamjen e rrugës, këto janë detajet nga vendi i ngjarjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aksidenti me fatalitet ndërmjet autobusit dhe makinës – Mbeturinat bllokojnë pamjen e rrugës, këto janë detajet nga vendi i ngjarjes
Maqedoni

Aksidenti me fatalitet ndërmjet autobusit dhe makinës – Mbeturinat bllokojnë pamjen e rrugës, këto janë detajet nga vendi i ngjarjes

admin
Last updated: 13/08/2024 19:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – “Pikërisht në këtë udhëkryq në Shuto Orizari, gjatë ditës së djeshme ndodhi një aksident ndërmjet autobusit të NQP-së dhe një automjeti me targa të Shkupit ku si pasojë humbi jetën një 17 vjeçar dhe një tjetër mbeti i lënduar. Siç mund të shihet nga mbeturinat e shumta që janë këtu nuk mund të vërehet nga pjesa tjetër se a kalon veturë apo jo por ende nuk dihet saktë se cilat janë arsyet që çuan deri tek humbja e jetës së këtij të mituri”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.

Sipas informatave, i lënduari i cili është nën kujdesin mjekësor është 13-vjeçar dhe është vëllai i të ndjerit 17-vjeçar.

Këtë kryqëzim banoret e quajnë si vend të rrezikshëm i cili është mbuluar nga mbeturinat.

“A e kaloni shpesh këtë rrugë? Po, shpesh, mbeturina plotë… A the se jeni duke shkuar në varrim tek 17-vjeçari? Po, dy janë ndërsa njëri i lënduar është”, tha një qytetar.

“Ja mund të shihni se sa mbeturina ka dhe rruga është ngushtuar dhe ndoshta kjo është arsyeja edhe pse nuk jam ekspert, por supozoj se për shkak të mbeturinave autobusi ka hyrë në linjën tjetër sepse ka tepër mbeturina, kjo është katastrofë, edhe rruga është ngushtuar. Për fat të keq ka viktimë dhe nuk di çka të them. Këto mbeturina duhet të largohen dhe të zgjerohet rruga sepse për këto mbeturina ja çfarë ndodhi”, u shpreh një qytetar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, me datë 12 gusht rreth orës 9:30 në SPB Shkup është paraqitur rasti se ka ndodhur aksident ndërmjet autobusit të NQP-së i drejtuar nga G.M. 51-vjeçar dhe një automjeti “Ford Galaksi” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 17 vjeçar nga fshati Bllacë.

Në aksident është përfshirë edhe një makinë tjetër, “Volksëagen Golf” por vozitësi pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga aksidenti me lëndime të rënda janë dërguar në spital një 13 vjeçar dhe vëllai i tij 17 vjeçar ku ky i fundit edhe ka ndërruar jetë. Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk dihen.

Aksidente me autobusët e NQP-së kishim edhe rreth një muaj më parë pranë qendrës tregtare Mavrovasja ku përveç shoferit mbeten të lënduar edhe pasagjerë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Po më vrasin”/ Pacientët me kancer vuajnë nga mungesa kronike e barnave në QSUNT
Next Article Dështon rajonalizimin nëpër shkollat fillore – Prindërit këmbëngulin për t’i regjistruar fëmijët vetëm në disa prej tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?