By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aksidentohet në Bujanoc autobusi i linjës Zvicër-Kosovë, kompania thotë se askush nuk u lëndua
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aksidentohet në Bujanoc autobusi i linjës Zvicër-Kosovë, kompania thotë se askush nuk u lëndua
Maqedoni

Aksidentohet në Bujanoc autobusi i linjës Zvicër-Kosovë, kompania thotë se askush nuk u lëndua

admin
Last updated: 07/04/2025 11:51
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kompania e autobusëve “Arditi Tours” ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë udhëtimit të një autobusi nga Zvicra në Kosovë, rreth orës 13:30, 3 kilometra pranë kufirit Serbi-Kosovë, afër pikës kufitare Dheu Bardh.

Sipas njoftimit të kompanisë, aksidenti ka ndodhur kur një automjet me targa serbe ka dalë në anën e kundërt dhe ka goditur autobusin në pjesën e djathtë, duke shkaktuar dëme materiale.

“Një person i moshuar ka humbur kontrollin e vozitjes dhe ka dalë në anën e kundërt në drejtim të autobusit,” thuhet në njoftimin e Arditi Tours.

“Falë reflekseve të mira të vozitësit të autobusit, aksidenti është shmangur dhe autobusi është devijuar në anën e majtë, por automjeti me targa të Vranjes e ka goditur autobusin në pjesën e djathtë,” shtohet në deklaratë.

Në lidhje me pasagjerët, Arditi Tours njoftoi se “të gjithë pasagjerët kanë qenë shumë mirë dhe pa asnjë shenjë të vogël, as të gërvishtjeve.”

Kompania gjithashtu ka theksuar se asnjë pasagjer dhe as vozitësi nuk ka pësuar lëndime dhe se udhëtimi ka vazhduar pas 30 minutash.

“Pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin për në Kosovë, duke mos pasur asnjë pengesë,” thuhet në njoftimin e Arditi Tours.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump i goditi me tarifa ishujt e banuar vetëm nga pinguinë dhe foka, ministri i tij shpjegon pse
Next Article Deklarata e fundit e Al Khelaifit thuhet se tërthorazi ishte për Mbappen, pasi PSG fituan titullin në Ligue 1

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?