By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aksion masiv kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 femra nga Shqipëria në lokalet me muzikë live
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Aksion masiv kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 femra nga Shqipëria në lokalet me muzikë live
Kosovë

Aksion masiv kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 femra nga Shqipëria në lokalet me muzikë live

admin
Last updated: 28/11/2026 13:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në shkallë vendi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, gjatë të cilit janë kontrolluar 102 lokale, 15 prej tyre janë mbyllur për shkelje administrative, ndërsa tetë persona janë arrestuar për kundërvajtje që lidhen me prostitucionin.

Operacioni, i koduar “Vjeshta 2026”, u zhvillua nga 3 deri më 17 nëntor, nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorë të institucioneve të ndryshme dhe njësi të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacionit u kontrolluan 40 lokale ku zhvillohej aktivitet me muzikë live. Në këto ambiente u identifikuan 285 persona, 223 femra dhe 62 meshkuj.

Nga personat e identifikuar, 117 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 168 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja ishin 155 nga Shqipëria, nëntë nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kolumbia.

Pas inspektimeve, tetë lokale me muzikë live u mbyllën për shkelje administrative nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kontrollet u shtrinë edhe në 62 qendra masazhi në të gjithë territorin e Kosovës. Në këto ambiente u identifikuan 120 persona, 94 femra dhe 26 meshkuj.

Prej tyre, 73 ishin shtetas të Kosovës dhe 47 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja ishin 19 nga Shqipëria, 27 nga Tajlanda dhe një nga Serbia.

Si rezultat i inspektimeve, shtatë qendra masazhi u mbyllën për shkelje administrative.

Gjatë operacionit u evidentuan gjithashtu katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, të lidhura me aktivitetin e eskortës.

Në këto raste u arrestuan gjithsej tetë persona: katër meshkuj, tre prej të cilëve shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë, si dhe katër femra, një shtetase e Brazilit dhe tri të Kolumbisë.

Për këto kundërvajtje u dorëzuan fletëparaqitje në gjykatë, ndërsa personave të përfshirë iu shqiptuan gjoba. Gjithashtu, ndaj shtetaseve të huaja gjykata vendosi masa plotësuese për dëbimin nga territori i Kosovës dhe ndalimin e hyrjes në vend, për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Policia bëri të ditur se gjatë operacionit, të gjitha punëtoreve të konstatuara në lokalet me muzikë live, qendrat e masazhit dhe aktivitetin e eskortës iu dha mundësia të deklaronin nëse ishin viktima të ndonjë forme shfrytëzimi apo trafikimi.

Megjithatë, sipas Policisë, gjatë operacionit nuk u identifikua asnjë rast i trafikimit të qenieve njerëzore.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Tregut, Inspektoratin Qendror të Punës, Administratën Tatimore të Kosovës, inspektorët sanitarë dhe njësi të tjera policore.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump bleu në shtator aksione të Nvidia me vlerë 265,000 dollarë
Next Article Rama mbledh të shtunën Asamblenë e Tiranës, në fokus zgjedhjet lokale të 9 majit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?