By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aktivë janë nëntë zjarre, ka të reja në rrethinën e Ohrit dhe Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aktivë janë nëntë zjarre, ka të reja në rrethinën e Ohrit dhe Shkupit
Maqedoni

Aktivë janë nëntë zjarre, ka të reja në rrethinën e Ohrit dhe Shkupit

admin
Last updated: 02/08/2024 17:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 gusht – Në këtë moment në vend janë aktive nëntë zjarre, nga të cilat më e rënda është në malet e Osogovës, që është terren i paqasshëm, ndërsa zjarre të reja janë regjistruar në territorin e Ohrit dhe Shkupit, thotë në video porosi drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

“Për fat të keq edhe sot në Ilinden, në territorin e shtetit aktivë janë nëntë zjarre në ambient të hapur dhe zjarre pyjore. Zjarrin në malet e Osogovës, i cili është aktiv në territorin e komunës së Probishtipit, në atarin e fshatit Zelengrad, pasi është në një terren jashtëzakonisht vështirë të qasshëm dhe disa ditë na shkakton dhimbje koke, edhe pse kemi operuar në disa raste me aeroplanë, veprojmë edhe nga toka, sot vendosëm ta sulmojmë me një numër të koncentruar helikopterësh. Gjatë paradites së sotme, por edhe gjatë pjesës tjetër të ditës, këtu do të operojmë me tetë helikopterë – tre nga vendi (dy të armatës dhe një të policisë), një serb, dy hungarez, një slloven dhe një çek”, tha Angelov.

Ai shtoi se zjarr të rëndë ka edhe në komunën Makedonski Brod, në atarin e fshtrave Tazhevo dhe Breznicë, në drejtim të Jasenit, i cili po vazhdon disa ditë në terren vështirë të qasshëm.

Angellov thotë se vështirë shkon edhe shuarja e zjarrit në malin Ilinska, ku në mëngjes intervenojnë tre ertraktorë, ndërsa po veprohet edhe nga toka.

Në Probishtip ka edhe një zjarr, ku vepron Armata me përkrahje të popullats lokale.

Në Plasnicë zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tij, e po ashtu edhe zjarri në një pyll me pisha në Pehçevë nga mëngjesi i sotëm është nën kontroll të plotë dhe po punohet për shuarjen e tij.

Para pak kohe në territorin e Komunës së Ohrit, në atarin e fshatit Kosel, që rrezikon të hyjë në një pyll me pisha, ka shpërthyer një zjarr i fortë, për çka QMK ka dërguar një helikopter aty.

Zjarre ka edhe në territorin e Shkupit – në komunën e Zelenikovës dhe te fshati Lubanci.

Angellov falënderoi të gjitha shtetet, të cilat na ndihmojnë në ballafaqimin me zjarret, si dhe pilotëve vendas, zjarrfikësve, pjesëtarëve të policisë dhe armatës dhe vullnetarëve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Prodhuar në Kinë” mbështet Olimpiadën e Parisit
Next Article SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i Mjedisit dhe zyrtarë të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?