Klubi i Superligës Saudite, Al-Hilal thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.
Sipas mediumit A Bola, Al-Hilal dhe City kanë arritur një marrëveshje për Joao Cancelo në një marrëveshje me vlerë rreth 40 milionë euro.
Cancelo u kthye në Etihad pasi kaloi 18 muaj në huazim dhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola e la të kuptohet se portugezi mund të rikthehet në skuadër pasi ai u kthye në stërvitje këtë verë.
Sidoqoftë, portugezi nuk u përfshi në fitoren e Cityt në Community Shield kundër Manchester United ose në ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Chelseat.
Barcelona, ku Cancelo ishte i huazuar sezonin e kaluar, ka shfaqur interes për të gjatë gjithë afatit kalimtar. Por, për shkak të problemeve të tyre financiare, ata nuk kanë qenë në gjendje të finalizojnë një marrëveshje.
