By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Al-Hilal ndërpret kontratën e Neymar Jr përpara transferimit të brazilianit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Al-Hilal ndërpret kontratën e Neymar Jr përpara transferimit të brazilianit
Sport

Al-Hilal ndërpret kontratën e Neymar Jr përpara transferimit të brazilianit

admin
Last updated: 28/01/2025 09:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Për herë të parë në karrierën e Neymar Junior, ai është lojtar i lirë. Sulmuesi brazilian ka rënë dakord të ndërpresë marrëveshjen e tij me Al-Hilal vetëm 18 muaj pasi mbërriti në Arabinë Saudite si një nga transferimet më të mëdha. Një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar në fillim të kohës së tij në Lindjen e Mesme e mbajti atë jashtë fushës për pjesën më të madhe të periudhës së tij atje.

Superylli brazilian nuk pritet të mbetet i palidhur për një kohë të gjatë, me një marrëveshje tashmë të rënë dakord për ta rikthyer atë në klubin e tij të parë Santos, i cili së fundmi është rikthyer në Superligën e Brazilit.

Sipas gazetës Marca, marrëveshja do të zgjasë deri në Kupën e Botës 2026 dhe do të ketë një opsion për një vazhdim të një viti tjetër.

Nëse Superliga e Arabisë Saudite do të ishte më pak e mbushur me para, do të ishte një marrëveshje shkatërruese. Neymar iu bashkua revolucionit të futbollit të Arabisë Saudite nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2023 për 90 milionë euro, pasi kampionët e Ligue 1 të mbështetur nga Katari u përpoqën ta largonin atë nga fatura e pagave.

Gjatë dy viteve, Neymar duhej të fitonte 200 milionë euro, por me ndërprerjen e kontratës. Al-Hilal thuhet se do t’i kursej 62 milionë euro, pasi marrëveshja përfundon gjashtë muaj më herët se sa pritej.

Gjatë kohës së tij në Arabinë Saudite, 32-vjeçari bëri vetëm 7 paraqitje dhe shënoi një gol të vetëm. Pasi u rikuperua nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar, i pësuar në detyrë me Brazilin, Neymar u la i paregjistruar për në Superligën Saudite nga Al-Hilal, një shenjë se ata ishin të prirur të largoheshin prej tij. Pavarësisht se është në formë për disa muaj, Neymar ka luajtur vetëm 42 minuta këtë sezon.

Motivimi i tij në Santos, përveç rikthimit në aksion të rregullt, ka të ngjarë të jetë Kupa e Botës 2026, e cila mbahet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara dhe mund të jetë mundësia e fundit e Neymar për të fituar trofeun më të madh që mungon nga kabineti i tij.

Braziliani thuhet se iu ofrua Barcelonës përpara se të bashkohej me Santos, dhe javën e kaluar Drejtori Sportiv i Barcelonës Deco deklaroi se Neymar do të ishte i mirëpritur në çdo klub në botë.

You Might Also Like

Struga pëson humbjen e parë, Brera triumfon bindshëm

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Marrëveshja për emigrantet, anija ushtarake italiane mbërrin në Shëngjinit me 49 emigrantë të paligjshëm
Next Article Publikohet portreti zyrtar i Melania Trump, pozon me një xhaketë në vlerë afro tre mijë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?