By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarm për bombë në avionin Dublin-Romë, evakuohen 151 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Alarm për bombë në avionin Dublin-Romë, evakuohen 151 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit
Bota

Alarm për bombë në avionin Dublin-Romë, evakuohen 151 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit

admin
Last updated: 05/11/2026 11:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dublin, 5 nëntor, argument.mk/ – Një avion i kompanisë ajrore irlandeze “Aer Lingus”, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar drejt një baze ushtarake në Francë pas një alarmi për bombë në bord, sipas AP.

Avioni i tipit “Airbus A320” u ul në mënyrë të sigurt në bazën ajrore të “Évreux”, në rajonin e Normandisë, në perëndim të Francës.

Zyra e kryeministrit francez, Sebastien Lecornu, konfirmoi se në bord ndodheshin 151 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, të cilët u dërguan në një zonë të sigurt pas uljes së avionit.

Skuadrat e specializuara për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese, mbërritën në vendngjarje për të kontrolluar avionin dhe për të verifikuar nëse në bord kishte ndonjë pajisje shpërthyese.

Forcat Ajrore franceze njoftuan se kishin dërguar avionë ushtarakë për të shoqëruar fluturimin, sapo ishte marrë njoftimi për kërcënimin.

Sipas të dhënave të faqeve që monitorojnë trafikun ajror, avioni po i afrohej zonës së Parisit kur ndryshoi papritur drejtimin, bëri disa manovra në ajër dhe më pas u drejtua për në bazën ushtarake “Évreux”.

Zyra e kryeministrit francez bëri të ditur se situata po ndiqet nga afër, ndërsa në momentin e raportimit, nuk ishte dhënë ende informacion mbi origjinën e kërcënimit apo nëse ishte konstatuar ndonjë mjet shpërthyes.

Një valë kërcënimesh për bomba në fluturimet evropiane

Ngjarja vjen në një kohë kur disa fluturime në Evropë, janë përballur me kërcënime të ngjashme gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar devijime avionësh, kontrolle sigurie dhe ndërhyrje të forcave ajrore.

Të enjten, autoritetet bullgare raportuan se tre avionë kishin kërkuar ulje emergjente pas marrjes së kërcënimeve për bomba.

Dy prej tyre, që vinin nga Kopenhaga dhe Madridi, u ulën në Sofje, ndërsa një avion tjetër, që udhëtonte nga Londra, u devijua drejt Plovdivit.

Edhe në Itali u raportuan alarme për bomba në dy fluturime.

Një avion i kompanisë “Finnair”, që udhëtonte nga Helsinki drejt Romës, u shoqërua nga avionë luftarakë italianë deri në ulje në aeroportin “Fiumicin.

Autoritetet kryen kontrollet e nevojshme të sigurisë.

Ndërkohë, një tjetër fluturim i kompanisë “Wizz Air”, nga Milano drejt Varshavës, u devijua drejt Vjenës.

Këto incidente vijnë pas një serie kërcënimesh të ngjashme të regjistruara në fillim të javës, të cilat prekën disa fluturime evropiane, përfshirë ato të kompanive LOT, “Scandinavian Airlines”, “Wizz Air” dhe “Ryanair”.

Sipas raportimeve të mëparshme, disa prej këtyre kërcënimeve rezultuan të rreme pas kontrolleve të kryera nga autoritetet.

Ngjarjet kanë rritur shqetësimet për sigurinë e transportit ajror në Evropë, në një periudhë tensionesh të shtuara gjeopolitike dhe paralajmërimesh për kërcënime të mundshme hibride.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
Next Article LSDM: Mes skandalit kriminal me Alta Bankën, Koçoska dhe Mickoski po falsifikojnë të dhënat mbi borxhin publik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?