By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet
Showbizz

Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet

admin
Last updated: 23/07/2025 11:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka shkaktuar panik gjatë natës në një nga diskotekat e njohura të Prishtinës, ku ishte paralajmëruar një performancë e reperit të njohur shqiptar, Noizy.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së mërkurës, kur Policia e Kosovës pranoi një informacion të dyshuar për prezencën e një mjeti shpërthyes në ambientet e lokalit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia ka reaguar dhe ka dërguar në vendin e ngjarjes njësitë e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, përfshirë njësitin për deminim dhe njësinë K9 me qen gjurmues.

Noizy

“Pas evakuimit si dhe kontrollit të plotë të hapësirave nga njësitë përkatëse, është konstatuar se nuk ka asnjë mjet shpërthyes dhe se informata ka qenë e rrejshme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci po ashtu theksoi se rasti është referuar tek prokurori kompetent, dhe hetuesit policorë do të vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe burimin e informacionit.

Policia e Kosovës po ashtu falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që të shmangen përhapjet e informatave të pabazuara, pasi ato jo vetëm që krijojnë panik të panevojshëm, por edhe vënë në lëvizje pa arsye resurset shtetërore që mund të jenë të nevojshme në situata reale emergjente.

Foto: Screenshot/Instagram

Si pasojë e gjithë kësaj, vlen të ceket se u anulua performanca e reperit nga Shqipëria.

You Might Also Like

Noizy bëhet 40-vjeç, Loredana dhe Blerim Destani shkaktojnë të qeshura me befasinë për ditëlindje

Madonna provokon në moshën 68-vjeçare, pozon me reçipeta transparente

Princi Harry rikthehet në Britani pas 6 vitesh: Fantastike të jem sërish në tokën britanike

Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor

Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarr masiv në zonën malore të Korinthit, evakuohen banorët e disa fshatrave
Next Article Gjiganti anglez përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për nënshkrimin me Jules Kounde

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?