By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Albanese në forumin ASEAN-it: Të forcojmë tregtinë, investimet dhe sigurinë energjetike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Albanese në forumin ASEAN-it: Të forcojmë tregtinë, investimet dhe sigurinë energjetike
Bota

Albanese në forumin ASEAN-it: Të forcojmë tregtinë, investimet dhe sigurinë energjetike

admin
Last updated: 16/11/2026 16:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Manila, 16 nëntor, argument.mk/ – Australia dhe vendet e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) kanë rikonfirmuar angazhimin për të zgjeruar tregtinë dhe investimet dypalëshe, për të forcuar sigurinë energjetike dhe për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë detare, arsimit dhe klimës, raportoi “GMA News”.

Këto angazhime u konfirmuan gjatë Samitit të gjashtë ASEAN-Australi, të zhvilluar sot në Manila, ku morën pjesë liderët e vendeve anëtare të ASEAN-it dhe kryeministri australian, Anthony Albanese.

Albanese theksoi se bashkëpunimi mes palëve, duhet të përqendrohet në rritjen e tregtisë dhe investimeve, shfrytëzimin e mundësive që ofron energjia e pastër, përballimin e ndryshimeve klimatike, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e më shumë mundësive në arsim.

“Ne rikonfirmojmë së bashku angazhimin tonë, për të rritur tregtinë dhe investimet dypalëshe, për të shfrytëzuar mundësitë që ofron energjia e pastër, për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike, për të përmirësuar infrastrukturën, për të krijuar mundësi më të drejta në arsim dhe për të forcuar sigurinë detare”, deklaroi kryeministri australian.

Ai nënvizoi se siguria dhe paqja në rajon, varen edhe nga zhvillimi ekonomik dhe begatia e përbashkët.

“Jam gjithashtu shumë i bindur se, duke punuar së bashku, mund të përballojmë pasojat e konflikteve globale, përfshirë krizën më të madhe të naftës dhe energjisë në historinë botërore, veçanërisht përmes investimeve, për ta bërë më të qëndrueshëm zinxhirin e përbashkët të furnizimit me energji”, u shpreh Albanese.

Kryeministri australian njoftoi gjithashtu një paketë të re bashkëpunimi në fushën digjitale, e cila synon të përshpejtojë transformimin digjital të vendeve të ASEAN-it dhe të nxisë rritjen ekonomike të rajonit.

Paketa parashikon forcimin e infrastrukturës digjitale, mbështetjen e standardeve për sigurinë e inteligjencës artificiale dhe përgatitjen e një fuqie punëtore të aftë për ekonominë digjitale.

Albanese bëri të ditur se strategjia ekonomike e Australisë për Azinë Juglindore deri në vitin 2040, ka ndihmuar në sigurimin e 4,5 miliardë dollarëve në investime të reja australiane në rajon.

Ai njoftoi se Australia do të zgjerojë ekipet, që merren me marrëveshjet e investimeve dhe do të krijojë një program të ri financimi, të quajtur “Invested 2040”, përmes fondit “Australian Development Investments”.

Sipas tij, këto nisma do të lidhin kapitalin australian me bizneset me rritjen më të shpejtë në Azinë Juglindore, duke ndihmuar në shfrytëzimin e mundësive të reja ekonomike.

Gjatë samitit, liderët rikonfirmuan gjithashtu, rëndësinë e bashkëpunimit për sigurinë detare, sigurinë kibernetike, luftën kundër terrorizmit, trafikimit të personave, mashtrimeve në internet dhe trafikut të paligjshëm të drogës.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., vlerësoi partneritetin afatgjatë me Australinë, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre ka kontribuar në promovimin e paqes, zhvillimit dhe stabilitetit në rajon.

Ai bëri të ditur se tregtia dypalëshe mes Australisë dhe ASEAN-it, arriti në 197,5 miliardë dollarë australianë vitin e kaluar, ndërsa marrëveshja e përmirësuar e tregtisë së lirë mes ASEAN-it, Australisë dhe Zelandës së Re u ofron bizneseve më shumë mundësi, për të hyrë në tregjet e njëri-tjetrit.

Samiti u zhvillua në kuadër të pesëvjetorit të Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik ASEAN-Australi, i krijuar në vitin 2021.

Në përfundim të takimit, liderët miratuan një deklaratë të përbashkët, ku përcaktuan prioritetet e bashkëpunimit për vitet e ardhshme.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dyshime për bakterie në produktet e qumshtit, kontrollohet qumështorja në Tetovë
Next Article Bellingham feston fitoren ndaj Spanjës me një puthje nga e dashura, Ashlyn Castro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?