By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Albin Kurti: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli, ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Albin Kurti: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli, ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi
Kosovë

Albin Kurti: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli, ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi

admin
Last updated: 28/11/2026 15:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 28 Nëntorit ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një këndvështrimi historik, duke vënë në pah rolin e qindra telegrameve që u dërguan në qytetet shqiptare gjatë nëntorit të vitit 1912.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Kurti ka theksuar se, përpara se flamuri të ngrihej në Vlorë, shpallja e pavarësisë ishte paraprirë nga një varg komunikimesh që koordinuan atdhetarët dhe përgatitën bashkimin e qyteteve shqiptare.

Ai rikujtoi telegramin e Ismail Qemalit, të dërguar nga Vjena më 9 nëntor 1912, ku thuhej: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue.”

Sipas Kurtit, nëntë ditë më vonë, paria e Vlorës u dërgoi një telegram kryetarëve të bashkive të rreth 30 qyteteve, nga Janina deri në Shkodër, duke u kërkuar të ruanin qetësinë dhe bashkimin deri në mbërritjen e Ismail Qemalit.

Kurti ka veçuar edhe rolin e zyrës telegrafike të Elbasanit, e cila më 18 nëntor përcolli mesazhe drejt disa qyteteve, përfshirë Strugën, Ohrin, Korçën, Dibrën dhe Manastirin. Ai e ka përshkruar këtë rrjet komunikimi si një prej mjeteve kryesore për koordinimin e përpjekjeve drejt shpalljes së pavarësisë.

Në shkrimin e tij, kryeministri i Kosovës ka sjellë edhe dëshmi nga ditët e fundit para 28 Nëntorit, kur presioni ushtarak ndaj popullsisë shqiptare vazhdonte. Ai ka përmendur një telegram të 25 nëntorit, të dërguar nga komandanti serb Simoviq nga Qukësi, në të cilin kërkohej dorëzimi i popullsisë së Ohrit dhe Strugës, duke paralajmëruar se 30 mijë ushtarë serbë ndodheshin në Ohër.

Kurti ka kujtuar gjithashtu se shpallja e pavarësisë nuk u kufizua vetëm në Vlorë. Sipas tij, Tirana e kishte ngritur flamurin kombëtar dhe shpallur pavarësinë dy ditë më herët, ndërsa të nesërmen të njëjtën gjë e kishin bërë Durrësi, Kavaja, Peqini dhe Lushnja.

Duke iu referuar momentit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, ai ka përmendur telegramin e Lef Nosit, me porosinë “Ngrini-e sa mâ shpejt”, si dhe përgjigjen e Elbasanit: “Ndashti po e ngremë.”

Në përfundim, Kurti ka theksuar se pas shpalljes së pavarësisë qëndronin jo vetëm figurat e njohura historike, por edhe qindra njerëz të zakonshëm, telegrafistë, përfaqësues lokalë dhe atdhetarë që kontribuuan në organizimin e saj.

“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale”, ka shkruar Kurti, duke përfunduar mesazhin e tij me urimin: “Gëzuar!”

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 28 Nëntori, dita që bashkon shqiptarët: Ngritja e flamurit në Krujë e Vlorë
Next Article 28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?