By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aleanca për Shqiptarët: Pushteti tenton të partizojë Këshillin për media përmes kuadrove partiake
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aleanca për Shqiptarët: Pushteti tenton të partizojë Këshillin për media përmes kuadrove partiake
Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: Pushteti tenton të partizojë Këshillin për media përmes kuadrove partiake

admin
Last updated: 12/11/2024 15:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Pas tentativës për të kapur Këshillin e Prokurorve, tani partitë e koalicionit VLEN, në bashkëveprim me VMRO-në duan ta kapin Keshillin e Agjencisë për Veprimtari Audio dhe Audiovizuele, me dy kandidate kryekëput partiake të paraqitura në konkurs që tanimë kanë kaluar komisionin amë dhe tentojnë t’i votojnë edhe në seancë plenare.

Në kundërshtim me Ligjin dhe kushtet e konkursit, komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emrimeve kaloi listën ku bëjnë pjesë edhe dy kandidatet, Afrona Vërzivolli dhe Nafie Selmani. E para është kandidate e grupit të Arben Taravarit, e nominuar më herët për Kryerevizore e fondeve IPA, anëtare partiake dhe bashkëshorte e kryetarit të degës së grupit të Taravarit në Likovë, Adrian Demiri. Edhe në postin për kryerevizor ku u refuzua për shkak të mospërmbushjes së kushteve, Vërzivolli u propozua në Qeveri si kuadër partiak.

Kandidarja tjetër, Nafie Selmani, ka qenë kandidate e Alternativës për kryetare e Qytetit të Shkupit, kandidate për këshilltare komunale në Çair si dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, kandidate e kësaj partie në listën për deputetë.

Zgjedhja eventuale e dy kandidateve të nominuara nga partnerët qeveritarë, si dhe disa anëtarëve të tjerë të afërt me VMRO-në dhe partitë e tjera politike, nënkupton partizim skandaloz të këshillit për media që duhet të jetë trup i pavarur. Liria e mediave dhe gazetarëve është një nga shtyllat kryesore të demokracisë që nuk guxojmë të lejojmë të cënohet nga interesat e ngushta partiake të Qeverisë aktuale jolegjitime.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MASH-i: Dhjetë komuna kanë plane të gatshme për optimizimin e shkollave
Next Article Ishte humbur muaj më parë në Meke, gjendet shëndosh e mirë i moshuari nga Shkupi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?