By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër
MaqedoniTOP LAJM

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

admin
Last updated: 28/11/2026 15:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bern, 28 nëntor, Argument – Mbrëmjen e kaluar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vizitoi Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër, ku u prit me mikpritje të ngrohtë nga përfaqësuesit dhe veprimtarët e kësaj ode.

Gjatë vizitës, Ahmeti vlerësoi rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të kulturës, traditës, folklorit dhe vlerave kombëtare shqiptare, veçanërisht në mesin e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë larg atdheut.

Oda Folklorike Shqiptare përfaqëson një vatër të rëndësishme të ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, duke përcjellë ndër breza dashurinë për rrënjët dhe traditat shqiptare.

Me këtë rast, Ali Ahmeti shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë për ta mbajtur gjallë traditën shqiptare në diasporë.

Vizita u zhvillua në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, festës që bashkon shqiptarët kudo që ndodhen.

Oda është vlerë, tradita është identitet, ndërsa mikpritja është virtyt shqiptar!
Gëzuar 28 Nëntorin!

Ja postimi plotë:

Mbrëmë pata kënaqësinë të vizitoj Odën Folklorike Shqiptare, Zvicër.

Oda shqiptare është vendi ku ruhen dhe përcillen brez pas brezi kultura, tradita, folklori dhe vlerat tona kombëtare. Aty ruhet identiteti ynë, gjuha dhe dashuria për rrënjët tona.

Mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe për të gjithë ata që me përkushtim punojnë për ta mbajtur gjallë traditën shqiptare, edhe larg atdheut.

Oda është vlerë, tradita është identitet, ndërsa mikpritja është virtyt shqiptar!

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Kasami uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Na bashkoftë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë
Next Article Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?