By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aliu: Është zgjidhur problemi me 155 të punësuarat në Spitalin e Tetovës, është jonjerëzore të abuzohet me fatin e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aliu: Është zgjidhur problemi me 155 të punësuarat në Spitalin e Tetovës, është jonjerëzore të abuzohet me fatin e tyre
Maqedoni

Aliu: Është zgjidhur problemi me 155 të punësuarat në Spitalin e Tetovës, është jonjerëzore të abuzohet me fatin e tyre

admin
Last updated: 22/07/2025 13:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 22 korrik – Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu u takua sot me infermieret, mjekët dhe stafin tjetër në Spitalin Klinik të Tetovës të cilët punojnë me kontratë në vepër. Pas takimit, deklaroi se procedura administrative është përfunduar dhe hapi i fundit mbetet të bëhet testi administrativ, me qëllim që të fitojnë punësim në kohë të pacaktuar.

Grupi i infermiereve, teknikëve, infermierëve, administratorëve si dhe mjekëve në fund të majit dhe fillim të qershorit mbajtën disa protesta publike me qëllim që të alarmojnë për nevojën që të jenë të punësuar përgjithmonë në institucionin.

“Disa prej tyre punuan 10 vjet, disa më pak. Disa prej tyre punuan një muaj, një muaj e gjysmë, ose një vit, një vit e gjysmë pa pagesë vetëm për të qenë pjesë e institucionit. Sot, pas një muaji e gjysmë, jemi të kënaqur që ata tashmë janë pjesë e institucionit tonë shëndetësor në Tetovë – 155 punonjës. I kemi përfunduar procedurat administrative, tani është vetëm hapi i fundit për të bërë atë test administrativ në mënyrë që të nënshkruhen kontratat midis drejtorit dhe punonjësve, theksoi ministri Aliu.

Punonjësit për mediat theksuan se çështja për statusin e tyre për herë të parë po merret seriozisht dhe po trajtohet me përgjegjësi.

“Ky hap i rëndësishëm institucional përfaqëson jo vetëm njohje të vërtetë të punës dhe angazhimit tonë, por edhe një fillim të ri drejt sigurimit të stabilitetit dhe të drejtave të punëtorëve, përmes kalimit nga kontratat në vepër në kontrata me kohë të pacaktuar”, theksoi Ivona Nedelkoska në emër të honorarëve.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen e saj për Ministrin aktual të Shëndetësisë, drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës dhe mediat.

Sipas ministrit Aliu, infermieret duhet të japin një test administrativ, ndërsa mjekët duhet të japin një provim të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dje në konferencë për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë paralajmëroi se 155 infermiere, mjekë dhe staf tjetër në Spitalin Klinik në Tetovë do të marrin kontrata për punësim në kohë të pacaktuar. Kjo, siç tha ai, do t’i japë fund agonisë së 155 personave, disa prej të cilëve kanë punuar në institucion prej vitesh pa status të zgjidhur. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryeparlamentari Afrim Gashi e trajton me prioritet Ligjin për shkollat e mesme fetare
Next Article Foshnja njëvjeçare nga Likova helmohet me ilaçe – Rasti nën hetim nga policia e Kumanovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?