By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aliu: Presim rezultate objektive nga analiza e intervenimeve kardiologjike dhe kardiovaskulare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aliu: Presim rezultate objektive nga analiza e intervenimeve kardiologjike dhe kardiovaskulare
Maqedoni

Aliu: Presim rezultate objektive nga analiza e intervenimeve kardiologjike dhe kardiovaskulare

admin
Last updated: 26/08/2025 12:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 shtator – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në mëngjes zhvilloi një takim me komisionin e brendshëm, i caktuar për përgatitjen e analizës paraprake të ndërhyrjeve kardiologjike dhe kardiovaskulare në institucionet shëndetësore të vendit. Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri, Jovica Andovski dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Komisioni është formuar me qëllim mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave, me fokus të veçantë në periudhën nga viti 2022 deri më 2025, si në institucionet private ashtu edhe publike shëndetësore.

“Pres që komisioni të dorëzojë rezultate objektive, të cilat burojnë nga një proces maksimalisht profesional dhe i pavarur. Rezultatet e punës do të jenë të rëndësishme për përcaktimin real të gjendjes dhe vendosjen e një baze të fortë për përmirësimin e menaxhimit në shëndetësi”, u shpreh para anëtarëve të komisionit ministri Azir Aliu.

Komisioni i brendshëm është i përbërë nga ekspertë të shquar në fushë, juristë dhe ekonomistë, mes të cilëve: dr. Vasil Papestiev nga Klinika e Kardiokirurgjisë, dr. Biljana Zafirovska dhe dr. Ivan Vasilev nga Klinika e Kardiologjisë, dr. Mishel Andonov dhe dr. Ilir Vela nga Klinika e Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare, dr. Nensi Lozançe nga Spitali Klinik i Manastirit, dr. Valon Asani nga Spitali Klinik i Tetovës, dr. Nikola Hristov nga Klinika “Zhan Mitrev”, dr. Zharko Hristovski nga “Acibadem Sistina”, si dhe përfaqësues nga FSSH (dr. Ana Mitevska dhe dr. Zhaklina Krstevska), Stefanka Petkovska, juriste, dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë (dr. Aleksandar Mitov, Stojanço Stojkovski dhe Bahar Llama).

Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar një njoftim tek institucionet publike shëndetësore që të dorëzojnë të dhëna për numrin e përgjithshëm të procedurave dhe operacioneve të kryera gjatë periudhës janar 2022 – gusht 2025, që lidhen me procedurat ndërhyrëse kardiologjike, siç janë koronarografitë dhe vendosjet e stentëve, angiografitë vaskulare dhe operacionet kardiokirurgjikale/vaskulare.

Procesi do të jetë maksimalisht transparent. Gjetjet nga analiza e komisionit të brendshëm do të dorëzohen sa më shpejt në komisionin profesional të përbërë nga ekspertë të huaj, ndërsa raporti i komisionit të brendshëm do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Katrorka çokollate me lajthi
Next Article Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?