By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alonso i dëshpëruar me debaklin e pësuar nga PSG: Kjo humbje dhemb, por na tregon situatën ku jemi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Alonso i dëshpëruar me debaklin e pësuar nga PSG: Kjo humbje dhemb, por na tregon situatën ku jemi
Sport

Alonso i dëshpëruar me debaklin e pësuar nga PSG: Kjo humbje dhemb, por na tregon situatën ku jemi

admin
Last updated: 10/07/2025 09:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi është eliminuar nga Paris Saint-Germain në Kupën e Botës për Klube, pas një humbjeje të rëndë 4-0 që tronditi klubin spanjoll.

Parisienët dominuan ndeshjen dhe e demoluan skuadrën e Xabi Alonsos pa mëshirë.

Trajneri i madrilenëve, Xabi Alonso, u shfaq i dëshpëruar pas përfundimit të ndeshjes, duke pranuar se rezultati ishte një pasqyrë reale e gjendjes aktuale të ekipit.

“Tani e dimë ku jemi. Ka shumë gjëra që duam t’i bëjmë më mirë. Dhemb kjo humbje,” tha Alonso.

Alonso theksoi se PSG ishte një kundërshtar i organizuar dhe i fuqishëm, ndërsa Real Madridi është ende në fazën e ndërtimit. “Vuajtëm; ishte e vështirë. PSG është një ekip i kompletuar. Ne sapo kemi filluar,” shtoi ai.

Përkundër rezultatit të rëndë, trajneri u përpoq të nxjerrë mësime nga kjo ndeshje. “Rezultatet e sotme janë të mira për ne, pasi na tregojnë sa shumë kemi për të përmirësuar. Jemi ende në fillim,” u shpreh Alonso.

Ai e përmendi edhe mungesën e përgatitjes si faktor kyç. “Kemi qenë në një mjedis konkurrues për tre javë pa stërvitje. Tani duhet të analizojmë ku jemi dhe të përgatitemi për rikthimin pas katër javësh.”

Sipas tij, gabimet taktike ishin të shpeshta dhe ndikuan direkt në rezultat. “Gjithmonë vonoheshim pak dhe kur ndodh kjo, të gjithë dalin nga pozicioni. Ata vrapojnë përpara dhe ti humbet kohë për të rikuperuar,” tha Alonso.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në fund, ai u shpreh se kjo humbje duhet të shërbejë si një alarm. “Ky turne më ka treguar se ku jemi dhe çfarë mund të përmirësojmë. Kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit 2024/25. Sezoni i ri nis në gusht”, përfundoi Alonso.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron
Next Article Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?