Prishtinë, 16 mars – Ambasada e Amerikës në Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga zjarri në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, transmeton zhurnal.mk.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga zjarri tragjik i lokalit të natës në Koçan. Ngushëllimet tona për viktimat, të dashurit e tyre dhe popullin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në “X”.
