By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori austriak: Duhet të ketë stabilitet dhe siguri në Ballkan, kjo përfshinë hapa drejt statusit kandidat për Kosovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ambasadori austriak: Duhet të ketë stabilitet dhe siguri në Ballkan, kjo përfshinë hapa drejt statusit kandidat për Kosovën
Kosovë

Ambasadori austriak: Duhet të ketë stabilitet dhe siguri në Ballkan, kjo përfshinë hapa drejt statusit kandidat për Kosovën

admin
Last updated: 01/10/2026 09:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Ambasadori i Austrisë në Kosovë Georg Schnetzer ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Këto komente i bëri në konferencën “Zgjerimi dhe siguria rajonale e energjisë”, e cila po mbahet në Prishtinë.

Duke folur për rëndësinë e konferencës dhe bashkëpunimin evropian, ambasadori tha se Prishtina nuk është zgjedhur rastësisht si vendi ku po zhvillohet ky diskutim.

“Do të doja po ashtu t’ju uroja mirëseardhjen përzemërsisht në Prishtinë, e veçanërisht në konferencën “Zgjerimi dhe siguria rajonale e energjisë”. Dua po ashtu të falënderoj të gjithë organizatorët dhe të gjithë ato që kanë bërë këtë konferencë të mundur: Fondacionin për Shoqëri Civile të Kosovës (KCSF) që po mirëpret këtë konferencë në mënyrë shumë bujare, Fondacionin për Shoqëri të Hapur (OSF), si dhe para se gjithash Qendrën Austro-Franceze për Përafrim në Evropë për këtë iniciativë për organizimin e kësaj conference ”, tha ambasadori Schnetzer.

Ai foli për rolin e Qendrës Austro-Franceze për Përafrim në Evropë dhe aktivitetet e saj në fushën e integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal.

“Për t’u kthyer tash te tema e këtij diskutimi në panel sa i përket zgjerimit të Evropës nga një perspektivë austriake: Integrimi evropian, nëse bëhet mirëfilli si histori suksesi, është garancia më e mirë e sigurisë sonë. Ballkani Perëndimor luan një rol jetik në sigurinë evropiane, prosperitetin dhe rritjen ekonomike. Zgjerimi i BE-së është çelësi i autonomisë strategjike të të gjithë Unioni. Një proces i besueshëm i zgjerimit që ofron benefite të mirëfillta është prioriteti ynë strategjik kyç, por progresi ka qenë tepër i ngadalshëm”, tha ai.

Ambasadori vlerësoi se qasja aktuale ndaj zgjerimit nuk i përgjigjet, sipas tij, urgjencës gjeopolitike dhe bëri thirrje për hapa konkretë që do të tejkalonin bllokimet politike.

“A është qasja e tashme e përshtatur me urgjencën gjeopolitike? Jo. Strategjia jonë aktuale për shembull, inicimi i bisedimeve për integrim vetëm pas përmbushjes së kushteve a e përmbush kjo kushtin e urgjencës gjeopolitike? Jo, nuk besoj kështu. Është interesi ynë strategjik që të kemi stabilitet, siguri e prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Duhet të veprojmë në këtë drejtim menjëherë. Kjo nuk do të thotë kompromis kundrejt vlerave tona fundamentale të përligjura në kriteret e Kopenhagës. Por do të thotë ndërmarrje e hapave konkretë për të tejkaluar bllokimet aktuale politike. Kjo duhet të përfshijë edhe hapat drejt statusit të kandidatit për Kosovën, me vlerësimin e aplikimit zyrtar për anëtarësim në BE nga Komisioni i Bashkimit Evropian” , tha ambasadori./rtk/

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen viziton Kosovën, takon krerët institucionalë
Next Article Tokio regjistron 35 ditë me reshje pa ndërprerje, thyhet rekordi i vitit 1886
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?