By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori bullgar refuzoi notën e protestës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasadori bullgar refuzoi notën e protestës
Maqedoni

Ambasadori bullgar refuzoi notën e protestës

admin
Last updated: 16/09/2024 20:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 shtator – Ambasadori bullgar Zheljasko Radukov, i cili sot pasdite ishte thirrur në MPJ të Maqedonisë së Veriut për shkak të lëshimit diplomatik të mosvendosjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në takimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova me Rumen Radevin në Sofje, ka refuzuar ta marrë notën e protestës. Siç konfirmojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ambasadori bullgar e ka refuzuar notën e protestës, me përmbajtjen e së cilës është njoftuar gojarisht nga ana e drejtorit i cili e ka zhvilluar bisedën.

Nga MPJTJ, paraprakisht përmes një komunikate informuan se në Ministri sot është thirrur ambasadori Radukov, ku është shprehur shqetësim për shkak të devijimit nga protokolli i dakorduar për fotografimin e dy presidentëve dhe është kërkuar sqarim shtesë nga pala bullgare.

“Në bisedë me ambasadorin bullgar është precizuar se takimi dhe dreka e përbashkët e dy presidentëve kanë kaluar në atmosferë miqësore. Në mënyrë plotësuese, ambasadorit Radukov i është thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është befasuar keq nga deklarata e fundit e ambasadorit Angell Dimitrov, kryesues i pjesës bullgare nga Komisioni i përbashkët ekspert multidispilinar dhe çështje arsimore, të dhënë në emisionin “Ofensiva me Lubomir Ognjanov” në “NOVA Vesti”. Deklarata në thelb e prish parimin se kryesuesi i komisionit ekspert nuk duhet të japë deklarata politike për Qeverinë fqinje, e cila është e zgjedhur në mënyrë legjitime. Konsiderojmë se kjo deklaratë është joadekuate dhe e paprecddent”, thuhet në kumtesën e MPJTJ-së.

Në takimin në MPJTJ-së, të ambasadorit Radukov gjithashtu i është transmetuar se Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tej mbetet e përkushtuar në zhvillimin pozitiv, avancimin dhe përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët për dy vendet dhe kombet e tyre, për çka është konfirmuar gatishmëria edhe nga pala tjetër.

Për shkak të fotografimit para flamurit bullgar të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska Davkova në takimin e pardjeshëm në Sofje, nga pala maqedonase është paralajmëruar notë proteste për ambasadorin bullgar në vend Zheljasko Radukov. Demarshi i ambasadorit bullgar, siç bëjnë të ditur burime nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të bëhet nga drejtori i Drejtorisë përgjegjëse për rajonin.

Takimi Radev-Siljanovska Davkova ishte pjesë e aktiviteteve të presidentes së Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së saj në Sofje me rastin e shfaqjes së Operës së Maqedonisë në Sofje me “Nabuko”, si hap i diplomacisë kulturore. Në delegacionin e RMV-së ishin ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov.

Ambasadori i sapoemëruar i Bullgarisë, Zheljasko Radukov, më 10 shtator ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes Siljanovska Davkova, duke zëvendësuar ambasadorin e mëparshëm Angell Angellov.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article DASh: Shqipëria ka bërë përparime të shkëlqyera në luftën ndaj korrupsionit
Next Article Lajm i mirë nga Greqia, gjendet 23-vjeçarja shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?