By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
MaqedoniTOP LAJM

AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive

admin
Last updated: 27/08/2026 14:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Asociacioni maqedonas i mediave (AMM) dhe servisi publik RTM kanë reaguar ashpër ndaj, siç thonë, indikacioneve se disa kompani të reja televizive serbe, të afërta me strukturat shtetërore në Serbi, po anashkalojnë dhe keqpërdorin ligjet e Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikatë të përbashkët, MMA dhe MRT shprehen “seriozisht të shqetësuara” për mënyrën se si funksionojnë disa kanale të reja televizive të lidhura me kompani serbe.

Sipas tyre, kanalet sportive Arena M1, Arena M2 dhe Arena M3 Premium prej një periudhe më të gjatë funksionojnë pa leje vendore, ndërsa AVMU i trajton si shërbime programore të huaja që ritransmetohen në Maqedoninë e Veriut.

MMA dhe MRT pretendojnë se ky trajtim është problematik, pasi, sipas tyre, produksioni, gazetarët, komentatorët dhe të ftuarit ndodhen në Shkup, ndërsa emisionet në studio prodhohen në vend dhe programi transmetohet në gjuhën maqedonase.

Një nga pretendimet kryesore të MMA-së dhe MRT-së lidhet me statusin e kanaleve Arena.

Sipas tyre, në evidencën e rregullatorit serb REM, Arena M1, M2 dhe M3 Premium nuk figurojnë, që sipas MMA-së dhe MRT-së do të thotë se nuk janë kanale vendase, serbe.

Në të njëjtën kohë, në evidencat e operatorëve të miratuara nga AVMU, këto kanale regjistrohen si shërbime të huaja që transmetojnë program në gjuhën serbe.

MMA dhe MRT kërkojnë që organet hetimore dhe institucionet kompetente të shqyrtojnë nëse përmes këtij modeli është anashkaluar detyrimi ligjor për pajisje me leje.

Ata kërkojnë gjithashtu të konstatohet nëse buxheti i shtetit është dëmtuar për shkak të mospagesës së licencës dhe nëse ekziston përgjegjësi te pronarët, personat përgjegjës të shërbimeve televizive apo edhe te zyrtarët e AVMU-së.

MMA dhe MRT kërkojnë që të shqyrtohet edhe përdorimi eventual i paautorizuar i të drejtave televizive për përmbajtje sportive premium, të cilin e cilësojnë si pirateri televizive.

Sipas tyre, ritransmetimi i paligjshëm shumëvjeçar i disa kanaleve nga rajoni – përfshirë ato nga Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Serbia – duhet më në fund të jetë pjesë e vëmendjes së rregullatorit maqedonas.

MMA dhe MRT paralajmërojnë se i njëjti model nuk duhet të zbatohet edhe për Euronews Maqedoni, projekt që pritet të nisë së shpejti.

Ata kundërshtojnë mundësinë që AVMU ta trajtojë edhe këtë kanal si shërbim të huaj, në një mënyrë të ngjashme me kanalet Arena Premium.

Sipas tyre, pronarët dhe strukturat nga Beogradi kanë paralajmëruar një model të tillë.

“Paligjshmëria që sot tolerohet si përjashtim, nesër mund të bëhet rregull”, paralajmërojnë MMA dhe MRT.

Në fund, dy organizatat bëjnë të ditur se do t’i drejtohen Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me kërkesë që të hetohet veprimi i institucioneve kompetente dhe përgjegjësia eventuale e personave përgjegjës në AVMU.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Po negociojmë me 5‑6 kompani për ndërtimin e data‑qendrave
Next Article Rast i tretë i një fëmije të helmuar në Kumanovë brenda një muaji, fëmija dyvjeçar përfundoi në spital pasi u helmua
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?