By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Analizë / Në cilat vende eksporton më shumë Maqedonia e Veriut sesa importon?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Analizë / Në cilat vende eksporton më shumë Maqedonia e Veriut sesa importon?
MaqedoniTOP LAJM

Analizë / Në cilat vende eksporton më shumë Maqedonia e Veriut sesa importon?

admin
Last updated: 02/09/2026 09:30
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 korrik, argument.mk/ – Maqedonia e Veriut në vitin 2025 eksportoi mallra në vlerë prej rreth 8 miliardë eurosh, ndërsa importi arriti në 11,5 miliardë euro. Mbulimi i importit me eksport ishte 69,4 për qind, ndërsa deficiti tregtar arriti në rreth 3,5 miliardë euro.

Contents
Gjermania bindshëm në kryeKosova në vendin e dytëIndustria automobilistike shtyn suficitin edhe me HungarinëKabllot, ulëset e automobilave dhe çeliku kryesojnë eksportet drejt ÇekisëAutobusët dhe duhani në eksportet drejt BelgjikësUshqimet mbajnë peshën kryesore në suficitin me Malin e ZiIndustria automobilistike mbetet shtylla kryesore e suficitit

Sipas të dhënave nga Entit Shtetërorë për Statistikë për shkëmbimin tregtar sipas vendeve tregon se gjatë vitit të kaluar Maqedonia e Veriut tregtoi me gjithsej 147 vende. Me 95 prej tyre vendi regjistroi deficit tregtar, pra importi ishte më i lartë se eksporti. Në anën tjetër, me 52 vende u realizua suficit tregtar, shkruan argument.mk/.

Të dhënat tregojnë se suficiti është i përqendruar në një numër relativisht të vogël tregjesh, ndërsa industria automobilistike luan rol vendimtar në marrëdhëniet tregtare me disa prej partnerëve më të rëndësishëm.

Gjermania bindshëm në krye

Gjermania është partneri me të cilin Maqedonia e Veriut ka realizuar me diferencë suficitin më të madh tregtar.

Në vitin 2025, eksporti drejt Gjermanisë arriti në rreth 2,9 miliardë euro, ndërsa importi ishte 1,1 miliardë euro. Kjo rezultoi me një suficit tregtar prej rreth 1,75 miliardë eurosh.

Suficiti me Gjermaninë është shumëfish më i lartë se ai i realizuar me çdo vend tjetër dhe tregon peshën e jashtëzakonshme që tregu gjerman ka për eksportin maqedonas.

Pjesën më të madhe të suficitit e krijojnë katalizatorët dhe produktet e tjera të lidhura me industrinë automobilistike. Një kontribut të rëndësishëm kanë edhe makineritë dhe pajisjet e transportit, ku bilanci pozitiv tregtar me Gjermaninë arrin në rreth 310 milionë euro.

Kosova në vendin e dytë

Në vendin e dytë renditet Kosova, si një nga tregjet ku Maqedonia e Veriut ka suficitin më të madh tregtar.

Gjatë vitit 2025, eksporti i produkteve maqedonase në Kosovë arriti në rreth 356 milionë euro, ndërsa importi ishte afërsisht 93 milionë euro. Si rezultat, suficiti tregtar arriti në rreth 263 milionë euro.

Bilancin pozitiv e mbështet një gamë më e larmishme produktesh. Kontribut të rëndësishëm kanë ushqimet, derivatet e naftës, produktet kimike, makineritë dhe pajisjet e transportit, si dhe pijet dhe duhani.

Industria automobilistike shtyn suficitin edhe me Hungarinë

Hungaria është gjithashtu ndër vendet me të cilat Maqedonia e Veriut ka realizuar suficit të konsiderueshëm tregtar.

Eksporti në vitin 2025 tejkaloi 360 milionë euro, ndërsa importi ishte rreth 214 milionë euro. Diferenca rezultoi me një suficit prej afër 150 milionë eurosh.

Edhe në këtë rast, në qendër të suficitit është industria automobilistike. Kompanitë që operojnë në Maqedoni eksportojnë komponentë automobilistikë drejt prodhuesve të mëdhenj dhe fabrikave të tyre në Hungari.

Në sektorët e tjerë, megjithatë, shkëmbimi tregtar me Hungarinë kryesisht rezulton me deficit.

Kabllot, ulëset e automobilave dhe çeliku kryesojnë eksportet drejt Çekisë

Me Republikën Çeke, Maqedonia e Veriut në vitin 2025 realizoi suficit tregtar prej rreth 128 milionë eurosh.

Eksporti arriti në rreth 287 milionë euro, ndërsa importi ishte afër 160 milionë euro.

Ndër produktet që kanë kontribuar më së shumti në bilancin pozitiv janë kabllot dhe ulëset për industrinë automobilistike, si dhe produktet e çelikut.

Një suficit i konsiderueshëm u realizua edhe me Sllovakinë, në vlerë prej rreth 136 milionë eurosh, ku sërish rol të rëndësishëm kanë pjesët dhe komponentët e industrisë automobilistike.

Autobusët dhe duhani në eksportet drejt Belgjikës

Me Belgjikën, Maqedonia e Veriut realizoi suficit tregtar prej rreth 39 milionë eurosh.

Një pjesë e rëndësishme e këtij bilanci pozitiv vjen nga eksporti i autobusëve të prodhuar në vend, si dhe nga tregtia me duhanin.

Pothuajse i njëjtë është edhe suficiti me Shqipërinë, i cili në vitin 2025 arriti në rreth 39 milionë euro.

Bilanci pozitiv me Shqipërinë krijohet kryesisht përmes tregtisë me gips dhe materiale ndërtimore, produkte farmaceutike, masa plastike dhe tela të izoluar.

Ushqimet mbajnë peshën kryesore në suficitin me Malin e Zi

Me Malin e Zi, suficiti tregtar në vitin 2025 ishte rreth 32 milionë euro.

Një pjesë e konsiderueshme e bilancit pozitiv vjen nga tregtia me ushqime. Kompanitë maqedonase realizuan eksport ushqimesh në vlerë prej rreth 20 milionë eurosh, duke krijuar suficit prej afërsisht 19 milionë eurosh në këtë kategori.

Me Spanjën, ndërkohë, suficiti tregtar arriti në rreth 29 milionë euro. Edhe në këtë treg, një rol të rëndësishëm luan eksporti i komponentëve automobilistikë drejt kapaciteteve prodhuese të industrisë automobilistike evropiane.

Me Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedonia e Veriut realizoi suficit tregtar prej afër 19 milionë eurosh. Bilanci pozitiv në këtë rast lidhet kryesisht me makineritë dhe pajisjet e transportit, si dhe pijet dhe duhanin.

Industria automobilistike mbetet shtylla kryesore e suficitit

Të dhënat tregojnë qartë një nga karakteristikat kryesore të eksportit maqedonas: varësinë e madhe nga industria automobilistike dhe nga kompanitë e huaja prodhuese që operojnë në vend.

Nga dhjetë vendet me të cilat Maqedonia e Veriut ka suficitin më të madh tregtar, në gjashtë prej tyre një rol të rëndësishëm luajnë produktet e lidhura me industrinë automobilistike: Gjermania, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Belgjika dhe Spanja.

Në anën tjetër, tregtia me Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinën ka një strukturë më të diversifikuar. Në këto tregje, një peshë më të madhe kanë ushqimet, energjentët, materialet ndërtimore, produktet farmaceutike, makineritë, pijet dhe duhani.

Në përgjithësi, shifrat tregojnë se suficiti tregtar i Maqedonisë së Veriut në tregjet kryesore të eksporteve është i lidhur ngushtë me zinxhirët evropianë të furnizimit, veçanërisht me sektorin automobilistik, ndërsa tregjet fqinje ofrojnë një strukturë më të larmishme të eksporteve.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Liga Premier vazhdon rekordin, shpenzimet e transferimeve arrijnë nivelin më të lartë historik
Next Article Sekuestrohen 4 mijë metra rrjeta dhe 116,9 kilogramë peshk në Strugë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?