Shkup, 3 qershor – Dy partitë maqedonase Lidhja Demokratike dhe Partia Liberal Demokratike i kanë paraqitur Kuvendit amendamente të propozuara për një zonë zgjedhore. Amendamentet propozojnë që çdo deputet të ketë të njëjtin numër votuesish, në vend që të varet nga zonat zgjedhore si më parë.
Por, nëse flitet për ndryshime zgjedhore, partitë shqiptarë duhet të gjitha së bashku të analizojnë mirë se për çfarë bëhet fjalë, sepse mund të ulet dukshëm numri i deputetëve shqiptarë në Kuvend. Kjo çështje është me interes kombëtar, prandaj duhet vëmendje dhe kujdes i shtuar!
Çfarë kërkojnë partitë maqedonase!
Sipas Lidhjes Demokratike propozohet që modeli proporcional të mbetet, pa prag zgjedhor, dhe që deputetët të llogariten sipas modelit D’Hont. Ndryshime të tilla do të nënkuptojnë një nxitje të fortë për demokratizimin e procesit zgjedhor dhe të shtetit në tërësi, si dhe çmontimin e “sistemit njëpartiak” të qeverisjes dhe rritjen e përgjegjësisë së degëve ekzekutive dhe legjislative.”
PLD-ja, duke paraqitur iniciativën , shpjegoi edhe një herë propozimin e saj për, siç thonë ata, një zonë zgjedhore pa prag dhe lista të hapura, si dhe përfshirjen e propozimeve të sektorit të shoqërisë civile në listat e pavarura.
Kryeministri Mickoski, duke komentuar propozimet tregoi se shumica parlamentare është e gatshme të ofrojë mbështetje, por se edhe diaspora duhet të ketë të drejtë vote.
Mbështetje për një njësi zgjedhore u njoftua edhe nga partia “E Majta”. Ata thonë se kanë qenë pro një njësie zgjedhore që nga fillimi dhe se janë të gatshëm të diskutojnë temën në mënyrë që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët me një njësi zgjedhore.
Shqiptarët ende s’kanë ide të qartë!
Nga VLEN që janë në pushtet kanë thënë se ende nuk kanë një qëndrim zyrtar, por besojnë se nevojitet një debat më i gjerë publik me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të parë këtë çështje. Gjithashtu, ata thonë se nuk ka shumë kohë për të ndryshuar modelin zgjedhor kur bëhet fjalë për njësitë zgjedhore, sepse zgjedhjet lokale po afrohen.
Nga ana tjetër, nga BDI thonë se mund të diskutohet për një njësi zgjedhore, por me një prag prej 3 deri në 5% për zgjedhjen e deputetëve, që është tashmë hapi i parë drejt divergjencës nga qëndrimet e tjera.
Ndërkohë, Partia e Lëvizjes Popullore Turke (THP) beson se duhet të ketë një njësi zgjedhore të veçantë për pjesëmarrjen e partive nga komunitetet më të vogla etnike në zgjedhje. Në atë njësi zgjedhore të veçantë, partitë nga komunitetet më të vogla etnike do të konkurrojnë kundër njëra-tjetrës. Partia beson se me këtë model zgjedhor, jo vetëm qytetarët nga bashkësia etnike turke, por të gjitha bashkësitë më të vogla etnike do të kenë shanse më të mëdha për përfaqësim parlamentar, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për kultivimin e karakterit multikulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Çfarë mund të fitojnë ose humbasin shqiptarët!
Ideja e partisë së Pavle Trajanovit, Lidhja Demokratike ka lindur nga siç thonë ato pabarazia e votave në të gjithë territorin. Sipas tyre, nëse një deputet në zonën numër gjashtë, ku kryesisht dalindeputet shqiptarë nevojitet 6300 vota, në njësinë numër tre, ku janë kryesisht votues maqedonas, për një deputet nevojiten dhjetë mijë vota, shkruan “Zhurnal.mk”.
Me sistemin aktual të Kodit Zgjedhor, Maqedonia e Veriut ka gjithsej gjashtë njësi zgjedhore, nga të cilat dalin nga 20 deputetë dhe që kompletojnë procesin me 120 deputetë në Kuvend. Shqiptarët zakonisht kanë marrë vot anga katër njësi zgjedhore, më së shumti nga njësia zgjedhore numër gjashtë, që përfshinë Tetovën dhe Gostivarin, pastaj nga njësia pesë zgjedhore që përfshinë Strugën Kërçovën, Dibrën dhe Ohrin e Prespën, nga njësia 1 zgjedhore që përfshin gjysmën e qytetit të Shkupit, e sidomos Sarajin dhe Studeniçanin dhe nga njësia 2 zgjedhore, që përfshinë gjysmën tjetër të Shkupit, bashkë me Çairin, Haraçinën, Butelin dhe Likovën e Kumanovën.
Megjithatë, shqiptarët nuk kanë mundur të marrin asnjëherë deputet nga zona e katërt dhe e tretë zgjedhore. Edhe pse në zonën e katërt përfshihet Velesi dhe zona të Prilepit, sërish shqiptarët e kësaj ane kanë mebtur të pa përfaqësuar në Kuvend dhe nga 7-8 mijë vota gjithmonë janë djegur dhe kanë shkuar në llogaritë e partive maqedonase.
Është fakt që duhet të ketë një reformism të sistemit zgjedhor, por si do të bëhet kjo duhet shumë me kujdes të analizohet nga ekspertë të ndryshëm, duke parë edhe interesin dhe përfaqësimin sa më cilësor të partive shqiptare, shkruan “Zhurnal.mk”.
Shqiptarët kanë pasur në Kuvend nga 25-30 deputetë, dhe herë është konsideruar si përfaqësim i denjë, e herë jo.
Nëse analizohet popullata e përgjithshme, ku zyrarisht kemi 30 për qind popullatë shqiptare, atëherë edhe në Kuvend duhet të kemi 40 deputetë, ose 30 për qind të deputetëve.
Më një njësi zgjedhore është fakt se nuk humbet vota shqiptare, por duhet të kihet parasysh hilet që i propozon partia e Trajanovit. Ajo thotë se duhet një njësi zgjedhore, por deputetët të shkojnë me sistemin e D’Hontit, që do të thotë se sërish deputetët e parë që do të jenë në listë do të marrin më shumë vota…
Nëse nuk ka prag zgjedhor, atëherë edhe partitë më të vogla do të nxjerrin deputetët e tyre, sepse votata e tyre do të grumbullohen nga gjithë territori i Maqedonisë së Veriut.
Votimi në diasporë, përvoja ka treguar se shqiptarët nuk kyçen!
Risi duket të jetë edhe vota e diasporës, që u fol nga ana e kryeminsitrit Mickoski. Duket se shqiptarët mund ta kapin shpejt këtë “karrem”, duke menduar se ne kemi shumë shqiptarë në diasporë. Megjithatë duhet të merret përvoja e përparshme që shqiptarët në diasporë nuk votojnë. Deria sa ishte Gruevski në qeveri, dy herë tetntoi të përfshijë diasporën në zgjedhje, por në të gjitha zgjedhjet që u mbajtën, shqiptarët nuk fituan asnjë deputet. Ishte e habitshme se si maqedonasit fitonin në Zvicër, Belgjikë e Gjermani, kur dihet se atje ka më shumë shqiptarë. Votimi siç e thotë Mickoski në diasporë kërkon shumë kohë, harxhime dhe organizim. Kryeministri thotë se do të votohet nëpër Ambasada, e duke e pasur parasysh se duhet nga 300-400 km për të arritur në deri në Ambasada, kjo është një dëshmi se shqiptarët nuk do të marrin gjithë këtë rrugë për të votuar, sepse kjo është kosto pë rata.
Nëse votohet me postë, atëhërë kjo mund ta lehtësojë procesin, shkruan “Zhurnal.mk”.
Shqiptarët më parë dolën me propozim se duhet të ketë 8 njësi zgjedhore, por kjo kërkesë duket shumë largë për t’u pranuar. Andaj, nëse flitet për ndryshime zgjedhore, partitë shqiptarë duhet të gjitha së bashku të analizojnë mirë se për çfarë bëhet fjalë, sepse mund të ulet dukshëm numri i deputetëve shqiptarë në Kuvend. Kjo çështje është me interes kombëtar, prandaj duhet vëmendje dhe kujdes i shtuar!, shkruan “Zhurnal.mk”.