By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Andonovski do të informojë për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2025–2028
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Andonovski do të informojë për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2025–2028
Maqedoni

Andonovski do të informojë për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2025–2028

admin
Last updated: 21/01/2025 08:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot në konferencë për media do të informojë për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2025–2028.

Ministri Andonovski në debatin publik për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2024-2028 të mbajtur më 1 nëntor të vitit 2024, theksoi se strategjia është dokument strategjik dhe “kornizë gjithëpërfshirëse për aksion e cila do të sigurojë përgjigje të koordinuar kombëtare në kërcënimet kibernetike bashkëkohore dhe do të kontribuojë për të ardhme më të sigurt digjitale të shtetit tonë”. Është përgatitur, siç tha atëherë, me nivelin më të lartë të transparencës dhe gjithëpërfshirjes sepse i ka përfshirë të gjitha palët e prekura.

Sqaroi se strategjia ka pesë shtylla – e para është ndërtimi i kapaciteteve të fuqishme kombëtare për siguri kibernetike me vendosjen e strukturës cilësore e cila do të mundësojë që t’i fuqizojmë kapacitetet e tona në mbrojtje në hapësirën kibernetike. Siç tha, në thelb të kësaj strukture do të jetë sektori i ri për siguri kibernetike në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital.

Shtylla e dytë ka të bëjë me rezistencën dhe sigurinë e subjekteve tona të rëndësishme thelbësore, gjegjësisht mbrojtje të infrastrukturës kritike, siç tha – nga sektori energjetik deri te institucionet financiare, nga sistemi shëndetësor deri në rrjetin transportues.

Shtylla e tretë i kushtohet ndërtimit të shoqërisë rezistente në kërcënimet kibernetike me dy fokus kyçë – edukimin e të rriturve dhe mbrojtjen e më të rinjve, si dhe trajnime të detyrueshme të të punësuarve në sektorin publik dhe programe edukative për ata në sektorin privat.

Shtylla e katërt ka të bëjë me minimizimin e ndikimit të incidenteve, duke pasur parasysh atë që, tha Andonovski, në çdo 11 sekonda ndonjë organizatë në botë është e nënshtruar në sulm kibernetik dhe se numri i tyre për çdo vit rritet prej 10 deri 15 për qind. Theksoi edhe se vëmendje e veçantë i kushtohet luftës me krimin kibernetik.

Shtylla e pestë dhe e fundit e strategjisë i kushtohet avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në sigurinë kibernetike dhe diplomacinë kibernetike.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Horoskopi për ditën e sotme, 21 janar 2025
Next Article Mickoski në Uashington në takim me përfaqësues të “Maqedonia 2025”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?