By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anijet robotike që lundrojnë në mënyrë autonome pa ekuipazh po zhvillohen me shpejtësi të madhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Anijet robotike që lundrojnë në mënyrë autonome pa ekuipazh po zhvillohen me shpejtësi të madhe
Auto

Anijet robotike që lundrojnë në mënyrë autonome pa ekuipazh po zhvillohen me shpejtësi të madhe

admin
Last updated: 07/03/2024 15:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Edhe pse tingëllon si fantashkencë, anija oqeanike pa asnjë njeri në bord po vjen më shpejt se sa mendoni.

Në pamje të parë duket si çdo anije tjetër. Megjithatë, kur shikoni më afër mund ta vëreni teknologjinë e lartë të instaluar brenda saj ku përfshihen kamera, mikrofonë, radarë, GPS, dhe të gjitha llojet e komunikimeve satelitore.

“Ne kemi shtuar shumë pajisje dhe e kemi projektuar atë për të qenë ajo që ne e quajmë robotike”, tha Colin Field, kreu i sistemeve në distancë në kompaninë US-UK Ocean Infinity (OI).

Pamjet e shpërndara së fundmi shfaqin anijen 78 metra të gjatë me vetëm 16 persona në bord e cila është pjesë e  flotës “Armada”, një flotë me 23 anije e projektuar për vëzhgimin e shtratit të detit dhe kontrollimin e  infrastrukturës nënujore për industrinë e naftës dhe gazit.

“Është e mahnitshme se si gjithçka është e automatizuar”, tha piloti praktikant i mjetit të drejtuar nga distanca (ROV), Marian Meza Chavira, duke lënë të nënkuptohet se me avancimin e teknologjisë ekuipazhi do të redukohet dhe në një të ardhme do të largohet krejtësisht.

Ndryshe, në Belgjikë dhe Japoni ka anije që lundrojnë në mënyrë autonome midis destinacioneve të ndryshme, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Përparësitë e këtyre mjeteve janë të dukshme. Me më pak njerëz në bord, ato mund të jenë më të vogla në madhësi, që do të thotë se kërkojnë më pak karburant.

Sipas hulumtuesit të transportit autonom në Universitetin e Teknologjisë në Delft, Rudy Negenborn, sistemet teknologjike për të zëvendësuar ekuipazhin po zhvillohen me shpejtësi, por ende kanë rrugë për të bërë.

Disa anije të vogla tashmë lejohen të punojnë pa asnjë person në bord. Kompania britanike Sea-Kit International është duke projektuar një flotë të këtyre anijeve pa ekuipazh. Madje, një prej tyre është dërguar së fundmi në Tonga për të vëzhguar vullkanin nënujor ende aktiv që shpërtheu në vitin 2022, detyrë kjo që konsiderohet mjaft e rrezikshme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por, teksa transporti autonom për të operuar nga distanca po zhvillohet, lindin edhe pyetje të shumta.

Si do të ndryshojnë këto teknologji natyrën e punës? A mund të krijojnë lloje të reja pune? Sa të sigurta janë sistemet që po zhvillohen dhe a mund të mbrohen nga sulmet kibernetike? Më saktësisht, a janë mjaft të fuqishme dhe të besueshme?

Aktualisht me çështjet që lidhen me anijet autonome në det po përballet Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO).

- Advertisement -
Ad imageAd image

Bëhet e ditur se në përkrahje të këtij lloj transporti është edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

“Po vjen një industri e madhe dhe qeveria padyshim nuk dëshiron t’i humbasë mundësitë”, tha avokatja e transportit detar Fiona Cain. 

You Might Also Like

Fundi i benzinës dhe naftës – Në këtë vend evropian, makinat elektrike mbajnë 98.3 përqind të tregut

Tesla befason me një Model 3 të ri standard të lirë

Ky është Kia Stonic i ri – hap i madh përpara në dizajn, por edhe ndryshime në teknologji

Sistemi i ri i sigurisë për lëvizjen mbrapa së shpejti mund të bëhet pajisje e detyrueshme

Pse motori nuk punon qetë në regjimin pa ngarkesë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përdoruesit e Google Maps zbulojnë veçorinë e ardhshme të aplikacionit
Next Article ‘Terror’ në Korenë e Veriut, Kim Jong Un i ka bërë thirrje ushtrisë që të përgatitet për luftë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?