By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anulim i zgjedhjeve në Rumani, mijëra protestues kundër heqjes së fitores së kandidatit pro-rus
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Anulim i zgjedhjeve në Rumani, mijëra protestues kundër heqjes së fitores së kandidatit pro-rus
Bota

Anulim i zgjedhjeve në Rumani, mijëra protestues kundër heqjes së fitores së kandidatit pro-rus

admin
Last updated: 10/01/2025 21:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mijëra mbështetës të kandidatit të krahut të djathtë, Călin Georgescu, protestuan në rrugët e Rumanisë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale në vend.

Rumania po përballet me trazira zgjedhore pasi raundi i parë i zgjedhjeve u anulua për shkak të raporteve mbi ndërhyrje ruse. Protestuesit, të grumbulluar jashtë Gjykatës Kushtetuese në Bukuresht, kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e presidentit aktual Klaus Iohannis, sipas raportimeve nga mediat rumune.

Georgescu, një kandidat pro-rus, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në fund të nëntorit, por Gjykata Kushtetuese shpalli rezultatin të pavlefshëm në fillim të dhjetorit, duke kërkuar zgjedhje të reja për shkak të parregullsive gjatë procesit zgjedhor. Gjykata konstatoi se votuesit ishin manipuluar përmes një trajtimi të paligjshëm preferencial të një kandidati në mediat sociale.

Zgjedhjet e reja janë të planifikuara për më 4 maj, me një balotazh të mundshëm më 18 maj. Georgescu ka përdorur kryesisht platformën e TikTok për fushatën e tij, ndërsa qeveria rumune ka ankuar se TikTok nuk e ka etiketuar atë si politikan dhe postimet e tij si reklama zgjedhore. Prokuroria publike tani është duke kryer hetime në lidhje me këtë çështje.

Georgescu gjithashtu ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa përpjekjet për të ndjekur rrugën ligjore në Rumanisë kanë rezultuar të pasuksesshme, megjithatë, një apel në Gjykatën e Lartë mbetet një mundësi e hapur.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjet në qytetin e Cetinjes
Next Article Rovena mendon se Gjesti do të vijë në studio ndërsa Leo pret përballje me të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?