By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anuloi konferencën për shtyp pas takimit me Zelenskyn, reagon i dërguari i SHBA-së: Bisedimet ishin pozitive dhe gjithëpërfshirëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Anuloi konferencën për shtyp pas takimit me Zelenskyn, reagon i dërguari i SHBA-së: Bisedimet ishin pozitive dhe gjithëpërfshirëse
Bota

Anuloi konferencën për shtyp pas takimit me Zelenskyn, reagon i dërguari i SHBA-së: Bisedimet ishin pozitive dhe gjithëpërfshirëse

admin
Last updated: 21/02/2025 19:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për luftën në Ukrainë Keith Kellogg tha të premten se kishte zhvilluar diskutime “të gjera dhe pozitive” me Presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Në rrjetin social X zoti Kellogg shkruante se gjatë vizitës së tij të enjten në Kiev, kishte biseduar edhe me “ekipin e talentuar të sigurisë kombëtare” të zotit Zelenskiy, siç e quajti ai.

Nga ana e tij Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të enjten se bisedimet e tij me të dërguarin amerikan Keith Kellogg “rikthyen shpresën” në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje me Uashingtonin.

“Ne kemi nevojë për marrëveshje të fortë me Amerikën, marrëveshje që do të funksionojë vërtet. Interesat ekonomike dhe interesat e sigurisë duhet ecin paralel me njëra-tjetrën. Detajet e marrëveshjes janë të rëndësishme. Sa më mirë të hartohen ato, aq më i mirë është rezultati”, tha zoti Zelenskiy, në fjalimin e mbrëmjes drejtuar kombit.

Ai shtoi se me gjeneralin Kellog kishte biseduar mbi çështje që lidhen me vijën e frontit, nevojën për të liruar të gjithë robërit ukrainas të luftës që mbahen në Rusi, si dhe gjithashtu mbi domosdoshmërinë e një sistemi të besueshëm dhe të përcaktuar mirë për garanci sigurie, “në mënyrë që lufta të mos rikthehet e që rusët të mos jenë më në gjendje të gjymtojnë jetë njerëzish”, siç tha ai.

“Ne të gjithë kemi nevojë për paqe – Ukraina, Evropa, Amerika – e gjithë bota”, tha zotit Zelenskiy.

Presidenti ukrainas tha po ashtu se kishte biseduar edhe me Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe se kishte ndarë me të “pikëpamjet mbi garancitë e sigurisë” për Ukrainën dhe hapat e ardhshëm në përpjekjet e fundit diplomatike për përfundimin e luftës me Rusinë.

Zoti Macron pritet të takohet të hënën në Uashington me Presidentin Donald Trump.

Takimi në Kiev mes të dërguarit të Presidentit amerikan Donald Trump për konfliktin në Ukrainë me Presidentin Volodymyr Zelenskiy u zhvillua ndërsa mes Uashingtonit dhe Kievit tensionet ishin të rritura për shkak të akuzave të ndërsjella mes Presidentit Trump dhe Presidentit Zelenskiy.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pasi e akuzoi zotin Trump se po jetonte në hapësirën e dezinformatave ruse, si përgjigje ndaj komenteve të udhëheqësit amerikan se ishte Ukraina ajo që e nisi luftën 3 vite më parë, zoti Zelenskiy ofroi më pas një ton më pajtues.

Presidenti Trump megjithatë vazhdoi t’i referohej zotit Zelenskiy si një “diktator që nuk ishte zgjedhur” duke theksuar se nëse nuk vepronte me shpejti rrezikonte të humbiste vendin.

Presidenti Trump po nxit arritjen e një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës gjë që ka alarmuar aleatët evropianë të Uashingtonit, të shqetësuar se u lanë jashtë, bashkë me Ukrainën, në bisedimet fillestare me Rusinë dhe se marrëveshja mund të jetë më e favorshme për Moskën sesa Kievin./VOA

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mexhiti porosi Minçevit: Hiq dorë nga retorika e Apasievit, sillu si ministër i të gjithë qytetarëve
Next Article Fidan takohet me homologun e Afrikës së Jugut në Johanesburg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?