By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija
Kosovë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

admin
Last updated: 24/06/2026 09:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Shaqir Lutvija ishte dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte. Kështu, rasti është kthyer në rigjykim.

Themelorja më 11 nëntor 2025 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Lutvija, duke e dënuar me 10 vjet burgim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“APROVOHET si e bazuar ankesa e mbrojtëses së të akuzuarit Shaqir Lutvija, avokatës Jovana Filipovic, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.77/24, i datës 10.12.2025 ANULOHET, dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe vendim”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas vendimit të Apelit të 23 qershorit 2026, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit, deri në vendimin ardhshëm nga Themelorja.

Ndaj vendimit të Themelores, ankesë kishte parashtruar mbrojtësja e Lutvijës, avokatja Jovana Filipoviq, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi sanksionin penal.

Filipoviq kishte propozuar që Apeli ta anulojë aktgjykkmin e Themelores dhe lëndën ta kthejë në rigjykim para një trupi tjetër gjykues ose ta ndryshojë aktgjykimin dhe të akuzuarin Lutvija në mungesë të provave ta lirojë nga akuza.

Pëgjigje në ankesë kishte paraqitur Prokuroria Speciale, duke propozuar të refuzohet ankesa e mbrojtjes dhe të vërtetohet aktgjykimi i Themelores. Ngjashëm kërkoi edhe Prokuroria e Apelit me parashtresë.

Apeli gjeti se vendimi i Themelores është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas Apelit, aktgjykimit i mungojnë arsyet lidhur me faktet vendimtare, nuk janë dhënë arsye të qarta dhe të mjaftueshme lidhur me kundërthëniet në deklarimet e dëshmitarëve, dhe nuk është arsyetuar mjaftueshëm roli i të akuzuarit në veprimet e përshkruara në dispozitiv. Ndërsa, thuhet se në disa pjesë arsyetimi është në kundërshtim me vetë dispozitivin e aktgjykimit.

Apeli gjen se vendimi i ankimuar është i përfshirë edhe në shkelje që kanë të bëjnë me vërtetim të gabuar të gjendjes faktike. Aty thuhet se mbetet e paqartë se cilat veprime i janë atribuar të akuzuarit, në cilën cilësi ka vepruar, ndaj cilëve të dëmtuar ka marrë veprime dhe në cilën periudhë, dhe si është manifestuar bashkëkryerja.

Apeli vlerëson se dispozitivi i aktgjykimit përmban përshkrim të përgjithësuar të veprimeve inkriminuese.

“…nga arsyetimi i aktgjykimit nuk rezulton se gjykata e shkallës së parë ka konkretizuar në mënyrë të mjaftueshme se cilat nga këro veprime i ka ndërmarrë i akuzuari Shaqir Lutvija, në raport me cilët të dëmtuar janë kryer ato veprime dhe me cilat prova është vërtetuar pjesëmarrja e tij konkrete”, thuhet në vendim.

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Next Article Pas tri orësh kërkime, gjendet 65-vjeçarja nga Zvicra që humbi në Prevallë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?