By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Maqedoni

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

admin
Last updated: 09/01/2025 11:09
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë-Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Xh.S, avokat Laur Prenaj, F.P, avokat Lavdrim Salihu, D.M, avokat Labinot Buzuku dhe S.Z, avokat Laura Pnishi, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, …, i datës 06.06.2024,vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit, të përpiluar më 13 dhjetor 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj vendimit të Themelores, ankesë kishin ushtruar mbrojtësit e të akuzuarve të lartcekur.

Mbrojtësi i Sveçlës, avokati Prenaj i ka propozuar Gjykatës së Apelit që ankesa të aprovohet dhe akuza të hudhet poshtë, me arsyetimin se vepra për të cilën akuzohet Sveçla nuk përbën vepër penale dhe nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin arsyetimin e bazuar mirë.

Gjithashtu, mbrojtësi i të akuzuarës Pacolli-Dalipi, avokati i Salihu i ka propozuar Apelit që ankesa e tij të aprovohet dhe aktakuza të hudhet poshtë ndaj të mbrojtures së të tij, me arsyetimin se është e pabazuar në ligj e prova.

Edhe mbrojtësi i Millakut, avokati Buzuku ka propozuar që ankesa të aprovohet dhe aktakuza të hudhet poshtë si të pabazuar.

Dhe krejt në fund, mbrojtësja e Zybës, avokatja Pnishi i ka propozuar Apelit që ta aprovojë ankesën dhe aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ta anulojë.

Mbi këto pretendime të avokatëve, Prokuroria e Apelit ka dorëzuar parashtresë përmes të cilës i ka propozuar Gjykatës së Apelit që të gjitha ankesat e avokatëve të refuzohen ndërsa vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë të vërtetohet.

Mirëpo, sipas Apelit, vendimi i Themelores përmes të cilit është konfirmuar aktakuza e Prokurorisë është i qartë dhe konkret.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas Apelit, në këtë fazë të procedurës aktakuza e ngritur përmban të gjitha elementet e kërkuara sipas ligjit dhe se nuk ka vend për hudhje të aktakuzës, si dhe nuk përjashtohet përgjegjësia penale e të akuzuarve.

Gjithashtu, në vendim thuhet se nuk ekzistojnë rrethana të tjera që pengojnë ndjekjen penale dhe se ka prova të bazuara mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për çka edhe po akuzohen.

“…nuk ka vend për hedhje të aktakuzës, ngase vepra penale për të cilën po akuzohen të pandehurit paraqet vepër penale, nuk ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale, nuk ka arrit afati i parashkrimit, nuk ka rrethana të tjera që pengojnë ndjekjen penale dhe ka prova të mjaftueshme për një dyshim të bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen…”, thuhet në vendimin e Apelit.

Pretendimet e mbrojtësve të të akuzuarve se nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë, sipas Apelit, nuk qëndrojnë pasi që këto pretendime do të vlerësohen dhe vërtetohen gjatë shqyrtimit gjyqësor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjithashtu, lidhur me pretendimet që provat materiale që gjenden në aktakuzë nuk kanë lidhshmëri me mes veprimeve të të akuzuarve, sipas Apelit, në këtë fazë nuk do të shqyrtohen pasi që tash në këtë fazë shqyrtohet vetëm ligjshmëria e nxjerrjes së provave dhe ngritjes së aktakuzës.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të caktojë seancën e shqyrtimit gjyqësor.

Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 26 mars 2024, ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër në seancën fillestare gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

“Betimi për Drejtësi”, në tetor të vitit 2021 kishte raportuar ekskluzivisht për aktakuzën e ngritur ndaj ministrit Sveçla dhe deputetëve Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jetë ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.

Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi/

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Publikoi në rrjetet sociale fotografi me pistoletë – arrestohet i dyshuari në Skënderaj
Next Article Man City arrin marrëveshje personale me objektivin e Real Madridit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?