By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Apeli vërteton se Murseli e mbajti Liridonën për krahu që plumbi ta godiste saktë, ndërsa në veturë ishin edhe fëmijët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Apeli vërteton se Murseli e mbajti Liridonën për krahu që plumbi ta godiste saktë, ndërsa në veturë ishin edhe fëmijët
Kosovë

Apeli vërteton se Murseli e mbajti Liridonën për krahu që plumbi ta godiste saktë, ndërsa në veturë ishin edhe fëmijët

admin
Last updated: 28/11/2026 14:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë në bashkëkryerje të bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes.

Sipas arsyetimit të Apelit, të siguruar nga Insajderi, përfshirja e Murselit nuk ka mbetur vetëm te hartimi i planit paraprak dhe sigurimi i armës, por ka vijuar me veprime të drejtpërdrejta në natën kritike, ku ai e ka mbajtur viktimën për krahu në mënyrë që goditja me armë zjarri të jetë e saktë, çka gjykata e trajtoi si element të dinakërisë.

Në vendimin e Apelit vëhet në pah se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejt se Murseli, për shkak të raporteve të çrregulluara bashkëshortore dhe motivit të përfitimit material, ka planifikuar eliminimin e Liridona Ademajt, e ka sjellë atë në vendin e ngjarjes së bashku me dy fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç dhe, pasi ka ndaluar veturën dhe i ka dhënë shenjë me drita Granit Plavës, e ka mbajtur të ndjerën me dorën e tij për krahu derisa Plava ka shtënë me armë zjarri në drejtim të saj.

Këto rrethana, sipas arsyetimit gjyqësor, mbështeten në dëshminë e vëllait të Liridonës, Leonard Ademajt, i cili i ka deklaruar ato bazuar në atë që ka dëgjuar nga fëmija i viktimës që ishte i pranishëm në vendngjarje në momentin e të shtënës, si dhe në ekspertizën mjekoligjore dhe deklaratën e ekspertit Naim Uka, ku konfirmohet ndrydhja në krahun e viktimës në përputhje me rrëfimin e të dëmtuarit.

Apeli vlerëson se ky veprim i Murselit, së bashku me sjelljen e tij në vendngjarje, plotëson elementin e dinakërisë si formë kualifikuese e vrasjes së rëndë, ndërsa mënyra e kryerjes së veprës në prani të fëmijëve, shkalla e lartë e dashjes dhe mungesa e çfarëdo rrethane lehtësuese që do të peshonte përballë këtyre fakteve e bëjnë dënimin me burgim të përjetshëm të drejtë dhe të ligjshëm.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bitcoin rritet sërish, arrin mbi 60,000 dollarë
Next Article Kuvendi i Kosovës ndan buxhetin, 61 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?